Na ndiqni në:

Gostivari

Vendosen dritare të reja në gjimnazin në Gostivar

Botuar

  • македонски јазик

Sot në mëngjes në gjimnazin te Gostivarit filloi faza e parë e projektit për ndërrimin e dritareve të vjetra me të reja, të cilat janë efikase energjetike. Projekti realizohet me partneritet të Komunës së Gostivarit dhe USAID-it dhe fillimisht po punohet në pjesën ballore të objektit të shkollës.

“Jemi vërtet krenarë që pas gjithë përgatitjeve dhe procedurave, aktivitetet kanë nisur sot. Mësuesit dhe nxënësit e dinë më së miri se sa e rëndësishme është kjo dhe sa do t’i përmirësojë kushtet për vijimin e mësimit”, tha drejtori i gjimnazit Mirsad Iseini.

Ndërrimi i të vjetrave me dritare të reja në pjesën ballore të objektit do të përfundojë këtë fundjavë dhe në fazën tjetër me dritare të reja do të përfundojë e gjithë shkolla.

Për projektin janë ndarë 1 milion e 700 mijë denarë përmes USAID-it, ndërsa komuna hyn me financa rreth 2 milionë denarë.

Në shkollën e mesme të Gostivarit vijojnë mësimet gati 1000 nxënës.

Сподели ја веста:

ИСТРАЖУВАЧКА АНКЕТА:

Дали користите PayPal?

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена