Na ndiqni në:

Gostivari

Kanë bërë ndeshje tre vetura në rrugën Gostivar-Tetovë, ka të lënduar

Botuar

  • македонски јазик

Dje (03 janar) rreth orës 17, në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Gostivar-Tetovë, afër kryqëzimit për Zherovjanë, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin kanë marrë pjesë tri vetura të pasagjerëve: “Audi” me targa kombëtare kroate, drejtuar nga 48-vjeçari F.A. nga Piroku i Tetoës , një “Mercedes” me targa të Gostivarit i drejtuar nga 20-vjeçari B.A. nga Senakosi i Gostivarit dhe “Opel”, po ashtu me targa gostivarase, i drejtuar nga 55-vjeçari M.A. nga Bogovina e Tetovës.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë pasagjeri 32-vjeçar i “Opelit”, ndërsa shoferi dhe pasagjeri tjetër i të njëjtit automjet kanë pësuar lëndime të lehta, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës, ku janë transferuar për tretman mjekësor. Një ekip i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë ka bërë inspektim të vendit të aksidentit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена