Na ndiqni në:

Maqedoni

Shfuqizohen kovid çertifikatat për hyrje në qendrat tregtare dhe për dalje nga shteti

Botuar

  • македонски јазик

Heqje e masës për posedim të detyrueshëm të çertifikatës KOVID-19 për hyrje në qendrat tregtare/shoping mollet, çertifikata për kalimin e KOVID-19 në vend të 45 të jetë e vlefshme  180 ditë dhe heqja e vendimit me të cilin gratë shtatzëna lirohen nga puna dhe detyrimet e punës me prezencë fizike në vendin e punës, janë propozimet e Shtabit Kryesor Koordinues të Krizave për ballafaqim me pasojat e KOVID-19, të cilat erdhën si rekomandime të Komisionit për Sëmundjet Infektive, të cilat u pranuan nga Qeveria në seancën e djeshme.

Në përputhje me propozimet, Qeveria vendosi të shfuqizojë masën për posedim të detyrueshëm të çertifikatës KOVID-19 për hyrje në qendrat tregtare, për të cilat mbetet e detyrueshme mbajtja e maskave mbrojtëse, ndërsa obligimi për posedim të detyrueshëm të çertifikatës KOVID-19 mbetet për hyrje në restorantet ku shërbehet ushqim/pije, të cilat janë pjesë e qendrave tregtare, tha shërbimi për shtyp i qeverisë.

Qeveria pranoi gjithashtu propozimin që kohëzgjatja e çertifikatës për kalimin e sëmumdjes KOVID-19 të jetë 180 ditë, pra gjashtë muaj, në vend të 45 ditëve, të llogaritura nga data e testit PCR pozitiv.

Në bazë të rekomandimit të Komisionit për Sëmundjet Infektive, Qeveria ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit me të cilin gratë shtatzëna largohen nga puna dhe përgjegjësitë e punës me prezencë fizike në vendin e punës. Me këtë vendim është pranuar edhe rekomandimi që gratë shtatzëna të vaksinohen.

Në lidhje me këtë pikë, Qeveria vendosi të shfuqizohet kërkesa për çertifikatë të detyrueshme KOVID-19 për dalje nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq, në vend vazhdon rënia e numrit të rasteve aktive, numri i të cilëve, sipas raportit të publikuar dje nga Instituti i Shëndetësisë Publike, është 2248, prej të cilëve shumica 1291 janë në Shkup.

Raporti javor i Institutit për periudhën nga 28 shkurti deri më 6 mars javën e kaluar regjistroi një të tretën më pak të infektuar, të vdekur dhe të shtruar në spital nga KOVID-19.

Сподели ја веста:

ИСТРАЖУВАЧКА АНКЕТА:

Дали користите PayPal?

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена