Na ndiqni në:

Maqedoni

Çdo i katërti i testuar është kovid pozitiv, me omikron të infektuar 68%

Botuar

  • македонски јазик

Çdo i katërti i testuar, sipas statistikave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, rezulton pozitiv për Kovid-19, dhe 68 përqind e mostrave të sekuencuara janë me llojin e ri të virusit – omikron.

Dje janë regjistruar 1.822 raste të reja me Kovid-19, nga 7.123 analiza të kryera. U regjistruan tre vdekje dhe u shëruan 668 pacientë. 13.478 raste janë aktive.

Sipas të dhënave të fundit në vend, varianti omikron i koronavirusit është zbuluar në 68% të mostrave të sekuencuara të bëra në laboratorin e virologjisë dhe diagnostikimit molekular të Institutit të Shëndetit Publik.

Varianti Omikron është zbuluar në 12 qytete – në Shkup, Ohër, Koçan, Tetovë, Veles, Pehçevë, Shtip, Gjevgjeli, Kavadar, Vinicë, Negotinë dhe Manastir.

Sipas raporteve spitalore, 351 persona janë shtruar në spital në të gjithë vendin, që është 41 përqind më shumë se javën e kaluar.

Po ashtu, është rritur numri i kontrolleve ditore në repartet infektive nëpër spitalet në vend, ndërsa numri i kontrolleve ditore ndonjëherë nëpër spitalet e Shkupit i kalon 100 pacientë. Sipas anketave epidemiologjike, shumica e pacientëve kanë pasur kontakt me një rast pozitiv tre ditë para fillimit të simptomave / një rezultati pozitiv.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.679.890 teste për Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 238.061. Numri i të shëruarve është 216.521, ndërsa numri i të vdekurve është 8.062.

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse deri më tani nuk ka propozime për masa të reja, as për të shkurtuar kohën e izolimit të atyre që janë testuar pozitivë për SARS-CoV-2 që janë raste asimptomatike. Anëtarët do të vendosin për këtë propozim pas një diskutimi shtesë të gjerë që do të vijojë në ditët në vijim.

Është duke u shqyrtuar mundësia eventuale për ndryshim të fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor 2021/2022, por vendimi për këtë propozim do të merret menjëherë para fillimit të gjysëmvjetorit të dytë, sepse vendimtare do të jetë si është gjendja epidemiologjike në gjithë shtetin.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që ndjejnë çfarëdo lloj simptome që të bëjnë një test dhe të izolohen për të parandaluar përhapjen e virusit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена