Na ndiqni në:

Maqedoni

Çka parashikojnë Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit pas dorëheqjes së kryeministrit

Botuar

  • македонски јазик

Kushtetuta e Maqedonisë dhe Rregullorja e Kuvendit e rregullojnë procedurën në rast të dorëheqjes së kryetarit të Qeverisë.

Në nenin 93 nga Kushtetuta është theksuar se “Dorëheqja e kryetarit të Qeverisë, vdekja e tij ose ndalesa e përhershme që t’a kryej funksionin, tërheqin dorëheqje të Qeverisë. Qeverisë i ndalet mandati kur Kuvendi shpërbëhet. Qeverisë së cilës i është votuar mosbesimi, e cila ka dhënë dorëheqje ose së cilës mandati i ka ndaluar për shkak të shpërbërjes së Kuvendit, mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”.

Në nenin 219 të Rregullores së Kuvendit, nga ana tjetër, qëndron se “Qeveria, kryetari i Qeverisë ose anëtar i Qeverisë mund të japin dorëheqje. Dorëheqja e Qeverisë ose të kryetarit të Qeverisë, dërgohet deri te kryetari i Kuvendit në formë të shkruar dhe mund të arsyetohet… Dorëheqja e Qeverisë ose të kryetarit të Qeverisë, kryetari i Kuvendit menjëherë e dërgon deri te deputetët dhe deri te kryetari i Republikës”.

Në nenin 220 më pas thuhet se “Kuvendi në seancën e parë të ardhshme, pa kontrollim, konstaton se kryetarit të Qeverisë, të Qeverisë ose një anëtari të Qeverisë, mandati i tyre ndalon në ditën e mbajtjes së seancës”.

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i LSDM-së qeverisëse dje pas humbjes që e pësoi partia në zgjedhjet lokale në pres-konferencën përfundimtare pas mbylljes së vend votimeve deklaroi se jep dorëheqje nga të dy funksionet.

  • E marr përsipër përgjegjësinë për rezultatet e këqija nga këto zgjedhje, theksoi Zaev, duke ju uruar oponentëve për fitoren zgjedhore.

Zaev në pres-konferencën e selisë së partisë nuk lajmëroi çka më tej, kush do t’a merr sidrën e partisë, as kush do t’a ndërmerr pozicionin kryesor në Qeverinë.

Ai është kryetar i LSDM-së nga viti 2013. Partija ka edhe zëvendës-kryetar, Sanja Llukarevska dhe katër nënkryetarë Milla Carovska, Venko Filipçe, Fatmir Bytyqi dhe Oliver Spasovski.

Në funksionin e kryeministrit është nga 31 Maj të viti 2017, kurse mandat të dytë të kryeministrit fitoi në zgjedhjet e 15 Korrikut vitin e kaluar.

Zaevi dje, gjithsesi, theksoi se mbetet në qëndrimin se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi, siç tha, vijojnë dy vjet e gjysmë të shkëlqyeshme dhe të pa përsëritshme për shtetin prej të cilave do të ketë përfitime i gjithë populli dhe shteti.

– Do të mbeten këtë periudhë derisa duhet, që të ndihmoj, të riorganizohet qeveri e re me shumicë progresive që e ka dhe ekziston, kurse mund të zmadhohet ende, tha Zaev.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!