Na ndiqni në:

Maqedoni

Simovski: Kishim dy sulme hakerësh të sistemit për regjistrim, por janë refuzuar me sukses

Botuar

  • македонски јазик

Drejtori i Entit shtetëror për statistika Apostoll Simovski thotë se ueb faqja e tyre është nën sulm të përhershëm të hakerëve dhe se ka pasur dy tentime për sulme hakerësh të sistemit për regjistrim, që janë refuzuar me sukses.

-Ueb faqja hakohet vazhdimisht. Me siguri qëllimi është përdoruesit të mos kenë mundësi t’i ndjekin informacionet tona. Në dy raste kishim tentim për sulm hakerësh të vet procesit të regjistrimit, por të dy kanë qenë të refuzuar me sukses. Nuk është shkaktuar asnjë dëm. Nuk e kam të njohur prej ku janë, por e di që sot mund të bëhet një tentim i tillë prej kudo, e të mos keni dijeni prej nga vijnë sulmet, theksoi Simovski mbrëmë në emisionin “24 analiza” në TV 24.

Ai tha se ka grupime që duan ky proces të mos ketë sukses dhe publikisht thirrin qytetarët të mos regjistrohen por, siç thotë, nuk mund të kuptohet pse këto grupime janë kundër regjistrimit.

– Edhe qeveria edhe opozita dhanë mbështetje në këtë proces dhe kjo është mirë. Ai mesazh politik të mbështetet ky proces është absolutisht korrekt. Atë që profesionalisht e punojmë është puna jonë dhe askush nuk është munduar të përzihet, tha Simovski.

Njeriu i parë i ESHS thotë se deri tash më shumë se 600.000 qytetarë janë regjistruar. – Jam i kënaqur, por nuk jam komfort dhe nuk më bën komfort dhe nuk do të jem komfort deri në ditën e fundit të regjistrimit, theksoi Simovski.

Sipas tij, vetëm dje janë janë regjistruar mbi 100.000 qytetarë. – Me këtë tempo regjistrimi do të përshpejtohet dhe pres që në kohë t’i mbarojmë të gjitha punët, shton Simovski.

Regjistrimi, siç tha, mund të tregojë 1.800.000 qytetarë, por nuk donte të paragjykonte para mbarimit të tij.

– Nuk do të doja të shpekuloj dhe pres që të dhënat të jenë më të vogla nga ato që kishin në vitin 2002. Të presim, kemi edhe pak kohë për t’a mbaruar regjistrimin dhe të mbarojmë me përpunimin e të dhënave dhe të dalim me rezultate zyrtare. Ka disa indikacione se mund të jetë 1.8 ose 1.9, por të mos shpejtojmë me parashikime, tha Simovski.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Gostivari3 ditë më parë

Taravari: Pres nesër BDI të më sulmojë për spitalin në Kërçovë, për to un jam fajtor për gjithçka

Gostivari6 ditë më parë

Gostivarpress.mk me donacion për nxënësit me rastin e 5 vjet ekzistencë të medias

Kulturë1 javë më parë

Nesër në mbrëmje premierë në Teatrin e Gostivarit

Maqedoni4 ditë më parë

Prej të martës do të paguhen pensionet e shtatorit

Maqedoni1 javë më parë

Nga Tetori të vaksinuar me një dozë nuk do të mund të hyjnë në kafeteri, restorant, ngjarje

Zgjedhjet Lokale 20212 javë më parë

Iniciativa “Gostivari që dua” dhe BDI bashkë në zgjedhjet

Gostivari2 javë më parë

Ka raste të korona virusit nëpër shkollat në Gostivar, por situata është stabile, vlerësojnë organet kompetente

Gostivari1 javë më parë

Sulm fizik në kazino në Gostivar, të arrestuar 2 persona

Maqedoni2 javë më parë

Katër ekspertë Gjermani të kyçen në hetimin për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Gostivari1 javë më parë

Në Gostivar i privuar nga liria një hotelier në lokalin e të cilit ka pasur mysafirë pa çertifikatën e vaksinimit

Gostivari2 javë më parë

E ndezur deponi ilegale rreth rrugës Gostivar-Tetovë, janë djegur edhe goma

Gostivari3 ditë më parë

BDI dhe “Gostivari që dua” lanë thasë me mbeturina para komunës: Taravari premtonte qytet të pastër, kurse gjithkund ka mbeturina

Gostivari2 ditë më parë

Të arrestuar dy gostivaras për shkak të sulmit fizik dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!