Na ndiqni në:

Maqedoni

Të gjitha zemrat rrahin për reprezentacionin futbollistik, Bukureshti i mbushur me tifoz nga Maqedonia

Botuar

  • македонски јазик

Erdhi dita historike kur reprezentacioni futbollistik maqedonas debuton në Ligën europiane. Milion zemra në vendin tonë dhe jashtë nga kufijtë rrahin në mbështetje të futbollistëve, të cilët në garën e parë do t’i masin forcat me reprezentacionin e Austrisë në Arenën nacionale-Bukuresht, me fillim në orën 18.

Qyteti kryesor i Rumanisë që dje është i stërmbushur me tifozët maqedonas të cilët shkuan t’a mbështesin reprezentacionin në garën historike.

“Ne jemi të ngarkuar me emocione të forta. Mundet jemi autsajder në kampionatin, por ai rol nuk na pengon, përkundrazi, në mënyrë plotësuese sjell motiv te të gjithë ne. Kemi bërë përgatitje të mira dhe të gjithë futbollistët me padurim e presin takimin me austriakët”, tha në pres konferencën e djeshme selektori maqedonas Igor Angellovski.

Kapiteni Goran Pandev potencoi se do japin maksimumin nga vetja për sukses dhe hyrje në fazën e ardhshme të kampionatit. “Dëshira është sigurisht t’a demonstrojmë maksimumin në çdo garë dhe të mundohemi të mos mbarojmë me vetëm tre ndeshje të kampionatit. Jemi të përgatitur t’a japim zemrën për lumturi të reja. Ne jemi gati për tejkalim”, tha Pandev.

Të enjten (14 Qershor) Maqedonia luan me Ukrainën, derisa gara e fundit nga faza grupore është kundër reprezentacionit të Holandës të hënën më 21 Qershor.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!