Kuriozitete
Një “lule” e vogël e vërejtur në Mars nga roveri Curiosity

Ndërsa eksploronte shkëmbinjtë e Marsit në Kraterin Gejl, roveri Curiosity hasi në një surprizë të vogël. Një objekt guri, që të kujton një koral ose lule, më i vogël se një monedhë.
Lulja” marsiane dhe pjesët sferike pranë saj janë bërë në të kaluarën e lashtë kur mineralet e bartura nga uji çimentuan shkëmbin”, thekson NASA
Më 24 shkurt, Curiosity Rover kapi “lulen” prej guri me ndihmën e Mars Hand Lens Imager, një kamerë e montuar në fundin e krahut të tij robotik.
Më parë, roveri Opportunity dalloi “boronicat” marsiane, sfera të vogla minerale që tregojnë tokën dikur me ujë të Planetit të Kuq.
Çdo fotografi e mbledhur nga Curiosity i ndihmon studiuesit të përpilojnë një kronologji të pranisë së ujit në krater.
Ndërsa roveri është një mjet eksplorimi hapësinor i projektuar për të lëvizur në sipërfaqen e një planeti ose trupi tjetër qiellor. Disa rovera janë projektuar për të transportuar njerëz, ndërsa të tjerët janë robotë pjesërisht ose plotësisht autonom. Roverët zakonisht ulen në sipërfaqen e një trupi qiellor duke përdorur një lenderi (një anije kozmike me shpejtësi të ulët-me ulje të butë) ose një anije kozmike të ngjashme.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Sport3 muaj më parë
FFM premtoi shpërblim prej rreth 4.5 milionë euro për Botërorin