Na ndiqni në:

Lajme

E shkurtuar procedura për marrje të pasaportës së re biometrike për shtetasit tanë në Zvicër

Botuar

  • македонски јазик

Stacioni bazë punon me kapacitet të plotë, e vendosur në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern, Konfederata Zvicerane, nëpërmjet të të cilës mbi 400 shtetas tonë u pajisën me pasaporta të reja biometrike, njoftoi Ministria për punë të jashtme.

Sipas ambasadorit Kenan Ramadani, me procedurën e shkurtuar nga gjashtë në një muaj, është zgjidhur sfida më e madhe me të cilën janë ballafaquar shtetasit tanë në Zvicër dhe të punësuarit në Ambasadë.

-Ky projekt zbatohet suksesshëm. Gjatë muajit të ardhshëm, nga fillimi i implementimit të këtij projekti, nëpërmjet Ambasadës tonë, me pasaporta biometrike janë pajisur mbi 400 bashkëqytetarë tonë, theksoi ambasadori Ramadani.

Stacioni bazë e vendosur në Bern është një nga nëntë pajisjet që janë të shpërndarë në zyrat tona përfaqësuese diplomatike dhe konsullore në botë, ku ka më shumë kërkesa për nxjerrje të pasaportave të reja.

-Me qëllim përmirësimin e shërbimeve për diasporën, Ministria e punëve të jashtme në bashkëpunim me Ministrinë për punë të brendshme, përveç bazave, vendosi në funksion katër stacione plotësuese mobile, informojnë nga MPJ.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!