fbpx
Na ndiqni në:

Maqedoni

Rreshje të borës- Në Kodrën e Diellit mbi 40 centimetra mbulesë, në Mavrovë rreth 20

Botuar

  • македонски јазик

Në Kodrën e Diellit mëngjesin e sotëm në orën 7 është matur bora më e lartë prej 44 centimetrash. Me pesë gradë nën zero më së ftohti është në Berovë dhe Strumicë, thonë nga Instituti për Punë Hidrometeorologjike.

Në Mavrovi Anovi ka 21 cm borë, nëntë në Krushevë, gjashtë në Gjurishtë, pesë centimetra në Kriva Pallankë dhe Pozharanë, katër në Tetovë, tre centimetra borë janë matur në Shkup – Petrovec, dy cm në stacionin matës Shkup – Zajçev Rid dhe nga një centimetër borë në Vinicë dhe Kumanovë.

IPHM tha se gjatë natës në pjesët perëndimore dhe veriore kanë filluar reshjet, kryesisht të borës, vetëm në pjesët jugperëndimore ka pasur reshje të herëpashershme. Frynë erë e lehtë deri mesatare nga veriu.

Paralajmërohet për ditën e sotme me vranësira dhe ftohtë me reshje të kohëpaskohshme bore, sidomos në mëngjes. Reshjet do të zgjasin më shumë dhe do të jenë më të dendura në pjesët perëndimore. Kudo do të krijohet mbulesë e re bore, përveç në pjesën e poshtme të Povardarisë.

Për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë ngricë. Në Povardarie do të fryjë erë mesatare e fortë veriore. Në fund të ditës reshjet do të pushojnë, ndërsa në pjesët lindore vranësirat do të ulen. Temperatura maksimale do të arrijë nga -2 deri në 5 gradë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена