Gostivari
8 persona janë kapur me radar nate duke vozitur me shpejtësi të madhe në rrugën Tetovë-Gostivar

Mbrëmjen e djeshme (21 shkurt) nga ora 20 deri në ora 22, në magjistralen Tetovë-Gostivar është bërë kontroll i komunikacionit të automjeteve që lëvizin jashtë vendbanimit. Në kontrollin e realizuar me të ashtuquajturin “radar i natës”, janë konstatuar dhe sanksionuar 8 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar, njëra prej të cilave mbi 70 kilometra në orë dhe dy nga 50 deri në 70 kilometra në orë, tha SPB-ja. Të gjithë kundërvajtësve u janë përgatitur parashtresa të parapara me ligj dhe do të përballen me gjobë e cila në varësi të madhësisë së tejkalimit varion nga 45 deri në 400 euro në kundërvlerë në denarë, ndërsa tejet të shpejtët mund të presin heqje të përkohshme të patentë shoferit për tre muaj deri në një vit.
Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë sërish apelojnë drejtuesit e mjeteve që t’i respektojnë dhe t’u përmbahen plotësisht shenjave, rregullave dhe rregulloreve në komunikacion. Ata rikujtojnë se nëse shoferi gjatë një viti kalendarik kryen dy kundërvajtje të rrezikshme për jetën, në pajtim me nenin 390 paragrafi 4 të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, do të përballet me mundësinë e shqiptimit të sanksionit kundërvajtës – ndalim të vozitjes nga një kategori e caktuar dhe pas një kohe do të duhet të bëjnë sërish provimin e shoferit. Në rajonin e Tetovës për shqiptimin e një sanksioni të tillë kundërvajtës tashmë janë përgatitur rreth njëzet kërkesa, ndërsa një prej tyre praktikisht është zbatuar, njofton SPB.
- Maqedoni3 muaj më parë
Lëvizni akrepat e orëve sonte – fillon llogaritja verore e kohës
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi