Na ndiqni në:

Maqedoni

Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore për rritjen e pensioneve

Botuar

  • македонски јазик

Kuvendi mbrëmë i miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor dhe Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë

Me ndryshimet në Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor është harmonizuar lëvizja e indeksit të kostos së jetesës në vlerë prej 50 për qind dhe rritja e pagës mesatare, ndërsa në kuadër të masave kundër krizës, secili pensionist do të marrë edhe 1000 denarë për tre muaj rresht.

-Me metodologjinë e re marrim një zgjidhje ku rregullimi i pensioneve bëhet sipas lëvizjes së indeksit të kostos së jetesës në masën 50 përqind dhe rritjes së pagës mesatare të të gjithë punonjësve në vend, në masën prej 50 përqind. Sipas kësaj, pensionet do të korrigjohen më tutje me 1 mars dhe 1 shtator, çdo vit sipas përqindjes së fituar si shuma e rritjes së indeksit të kostos së jetesës në gjashtëmujorin e kaluar, deklaroi Ilija Nikolovski, kryetar i Partisë së pensionistëve.

Nikollovski shtoi se ky është një sukses i madh për pensionistët, sepse parimi i pensionit është ruajtur si kategori ekonomike, jo sociale dhe merret një zgjidhje e qëndrueshme që nuk do të varet nga qeveria.

Nga shtatori i vitit 2022, rreth 330.000 pensionistë do të kenë rritje të pensioneve, të cilat do të rriten mesatarisht për rreth 900 denarë.

Kuvendi njëzëri miratoi harmonizimin me shumën për pagën minimale të punëtorëve në Kuvendin e Maqedonisë, ndërsa procedura e shkurtuar ishte për shkak të nevojës që pagesa e ardhshme e pagave të jetë në muajin prill.

Сподели ја веста:

ИСТРАЖУВАЧКА АНКЕТА:

Дали користите PayPal?

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена