fbpx
Na ndiqni në:

Maqedoni

Federata e Shoqatave të Diabetit: Të lirohen të sëmurët kronikë, veçanërisht diabetikët, nga përgjegjësitë e punës dhe të shkollës

Botuar

  • македонски јазик

Federata e Shoqatave të Diabetit njoftoi se sot kanë dorëzuar kërkesë në Qeveri përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shtabit të Krizave për parandalimin e përhapjes së pandemisë me Kovid-19, marrjen e masave parandaluese për lehtësimin e punës dhe detyrimeve shkollore për të gjithë të sëmurët kronikë, veçanërisht me diabetin e tipit 1, diabetin e tipit 2 që marrin insulinë dhe kanë komplikime nga diabeti, brenda 14 ditëve me miratimin e mjekut specialist dhe endokrinologut ose diabetologut kompetent, me kërkesë të personit.

Federata thekson se kërkesa ka për qëllim parandalimin e komplikimeve shtesë dhe gjendjeve të mundshme kërcënuese për jetën tek personat me diabet.

– Situata epidemiologjike me Kovid-19 është shqetësuese. Nunrat seriozisht të larta të rritjes edhe atë në baza ditore, për fat të keq progresi i të infektuarve rishtazi nuk ndalet pavarësisht protokolleve aktuale shëndetësore. Kjo situatë për Federatën e Shoqatave të Diabetit është seriozisht shqetësuese, me rrezikshmëri më të lartë të ndërlikimeve në jetën e qytetarëve me sëmundje kronike, veçanërisht te personat me diabet që përmbushin përgjegjësitë e tyre të punës me aktivitetet e tyre të përditshme.

Mungesat pas këtyre masave duhet të përballohen nga punëdhënësit, në përputhje me rregullat për pushim mjekësor, për të vaksinuarit me 90 përqind të pagës dhe për të pavaksinuarit ose atë që nuk e ka kaluar virusin korona 70 përqind të pagës. Kërkojmë këto masa duke pasur parasysh faktet aktuale që përqindjen më të madhe të të sëmurëve me koronë janë personat me diabet dhe fatkeqësisht në pjesën e të vdekurve kjo përqindje është mbi 2/3 e numrit të përgjithshëm. Kujtojmë gjithashtu se te personat që kanë formë të moderuar dhe të rëndë të koronavirusit, terapia që aplikohet shkakton diabetin dhe është rritur numri i përdoruesve të terapisë me insulinë. Të udhëhequr nga motoja se shëndeti publik nuk është biznes dhe politikë, por për një popull të shëndoshë dhe të aftë për punë, shpresojmë që kërkesat tona të pranohen si masa urgjente, thuhet në kërkesën e Federatës së Shoqatave të Diabetit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена