Na ndiqni në:

Gostivari

Këshilli Gostivar: Njëzëri “PËR” Qendrën për Autizëm

Botuar

  • македонски јазик

Me vendim të Këshillit të Komunës së Gostivarit, të miratuar në seancën e sotme, është zyrtarizuar Qendra për Autizëm “Blue Puzzle”. Themelimi i institucionit u mbështet nga këshilltarët e të gjitha partive politike, gjegjësisht vendimi u miratua unanimisht.

“Të gjithë këshilltarët nga ky mandat kanë nderin të marrin pjesë në marrjen e një vendimi të tillë, i cili është me rëndësi të madhe për prindërit dhe fëmijët me autizëm. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në zhvillimin e Qendrës në të ardhmen dhe është planifikuar edhe ndihmë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale”, tha kryetari i Këshillit, Valbon Limani.

Nga foltorja në sallën e komunës foli Afërdita Mislimi Hamza, nga Sektori për Çështje Sociale, një nga iniciatoret për themelimin e Qendrës.

“Kjo është qendra e parë e këtij lloji dhe është shumë e rëndësishme jo vetëm për Gostivarin, por për gjithë rajonin e Pollogut. Në kuadër të saj do të funksionojë edhe një komision vlerësues, i cili do të jetë në dobi të madhe për prindërit që të mos duhet të udhëtojnë në Shkup, por të marrin të gjitha shërbimet në Gostivar”, tha Mislimi Hamza.

Ambjentet e Qendrës së Autizmit ndodhen në godinën e ish-kolegjit dhe po bëhen përgatitjet dhe ndërhyrjet përfundimtare për vënien në punë.

Сподели ја веста:

ИСТРАЖУВАЧКА АНКЕТА:

Дали користите PayPal?

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена