Na ndiqni në:

Gostivari

Këshilli i Gostivarit nuk zgjodhi kryetar edhe në seancën e dytë

Botuar

  • македонски јазик

Këshilli i Komunës së Gostivarit ende është pa kryetar. Në seancën e dytë të sotme të përbërjes së re, ishte pika për zgjedhjen e kryetarit, por ajo u shty me sugjerimin e grupit të këshilltarëve të DPTM-së, bashkë me të tjerat që i referoheshin zgjedhjes së anëtarëve të komisioneve. Shpjegimi ishte se duhet t’u jepej kohë palëve për t’u konsultuar, cilët këshilltarë do t’i propozojnë. Shtyrja e pikave u miratua unanimisht nga Këshilli.

Valbon Limani dhe Namik Durmishi nga Aleanca/Alternativa përmenden si emra për kryetar të Këshillit të Komunës së Gostivarit, në duart e të cilëve është shumica së bashku me VMRO DPMNE, Partinë Demokratike të Turqve të Maqedonisë, BESA dhe Forcat Demokratike të romëve.

Në Këshillin si opozitë veprojnë BDI dhe LSDM.

Deri në zgjedhjen e kryetarit, sipas rregullores, seancat i drejton anëtari më i vjetër Dashmir Arifi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!