Na ndiqni në:

Gostivari

Nxënësit e shkollave të mesme nga Gostivari nëpërmjet artit dhanë porosinë “Stop gjuhës së urrejtjes”

Botuar

  • македонски јазик

Në amfiteatrin rreth Vardarit në Gostivar sot në një ekspozitë ishin të paraqitura vepra, të cilat nxënësit e vitit të parë në shkollat e mesme i krijuan gjatë projektit “Stop gjuhës së urrejtjes”, që e zbaton Dega për preventivë të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në bashkëpunim me OSBE dhe drejtorinë lokale të Gostivarit, vitë të tretë me rradhë.

“Nga persona profesional nxënësit ishin të njoftuar nga më afër me atë çka paraqet gjuha e urrejtjes, si t’a njohin dhe t’a prevenojnë, por edhe me implikacionet negative psiko-sociale dhe shoqërore. Përkrah kësaj, nxënësve u është shpjeguar dallimi thelbësor mes gjuhës së urrejtjes dhe lirisë së shprehjes, e veçanërisht ishin këshilluar, çdoherë t’i respektojnë dallimet, etnike, racore, fetare, gjinore dhe të tjera, pa paragjykime dhe stigma dhe në vend të hendikepit, t’i përjetojnë si vlera, t’i ushqejnë ato dhe më gjerë t’i afirmojnë në familjet, në mes shokëve/shoqeve në shkollë, dhe komunitetit.” tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Veprat e artit të nxënësve të shkollave të mesme të Gostivarit do të jenë të ndara nëpër institucione, me qëllim mesazhet dhe kreativiteti i fëmijëve të prekë deri te një numër sa më i madh i njerëzve.

Autorët e pikturave dhe mentorët  profesorë të tyre nga organizuesit morrën çertifikata dhe dhurata të posaçme në shenjë falenderimi për kyçjen në projekt, i cili sipas lajmërimeve do të vazhdoj edhe në vitet në vazhdim..

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!