Na ndiqni në:

Lajme

E tmerrshme- Humbën jetën 46 shtetas maqedonas në një aksident autobusi në Bullgari

Botuar

  • македонски јазик

Më së paku 46 persona humvën jetën në fatkeqësi të rëndë tragiku në të cilën u ndez autobus maqedonas në autostradën “Struma” lajmëroi BGNES.

Në autobus kanë udhëtuar 52 persona. Në mes të të vdekurve ka 12 të mitur, mes të cilëve edhe dy binjeq. Në fatkeqësi ka humbur jetën edhe shoferi. Kanë mbijetuar gjashtë persona të cilët kanë qenë të vendosur në spitalin “Pirogov” në Sofje.

– Në “Pirogov” janë strehuar gjashtë persona, të gjithë me djegie në fytyrë dhe në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Dy kanë djegie në pëllëmbët e tyre, të tjerët kanë plagë. Njerëzit janë në trauma të rënda, kanë humbur të afërmit, fëmijët. Ata janë hedhur nga xhamat e autobusit, prej nga edhe lëndimet, tha prof. Maja Argirova, udhëheqëse e klinikës së djegieve në “Pirogov”.

Mbrëmë pak pas orës 21:00 autobusi ka hyrë në pikën kufitare Kapitan Andreevo. Rreth orës 03:00 ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën në drejtim të Sofjes – Bllagoevgradit.

Autobusi është me regjistrim maqedonas, konfirmoi shefi i Shërbimit zjarrfikës Nikolaj Nikollov.

-Në 31 km nga autostrada ka ndodhur një aksident trafiku me një autobus në të cilin janë transportuar 52 persona dhe ka rënë zjarr. 46 persona kanë humbur jetën. Veprimet operativo-hetimore vijojnë ende, por zjarri ka ardhur si pasojë e fatkeqësisë. Të tjerët janë dërguar në spital dhe gjendja e tyre nuk është e rëndë, tha Nikolov.

Pjesa e autostradës ku ka ndodhur aksidenti ka shumë probleme, gropat po rregullohen gjatë gjithë verës, tha për BTV ekspertja e rrugëve Diana Rusinova.

Presidenti Rumen Radev dhe kryeministri i përkohshëm i Bullgarisë Stefan Janev kanë biseduar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Ata e informuan për të gjitha informacionet që kishin për aksidentin e rëndë.

Zaev shprehu ngushëllime për viktimat dhe njoftoi se po niset për në Bullgari për të vizituar të mbijetuarit.

Për shkak të aksidentit të rëndë trafiku në kilometrin e 31 të autostradës “Struma” në drejtim nga Sofja në Bllagoevgrad, autostrada do të qëndrojë e mbyllur gjatë gjithë ditës, së paku në drejtim të Bllagoevgradit.

Një aksident autobusi në atë pjesë të Bullgarisë ka ndodhur në vitin 1996, 16 persona kanë vdekur, por atëherë nuk ka pasur autostradë, raporton BGNES.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!