Na ndiqni në:

Gostivari

Të përmbledhur rezultatet e projektit nëpërmjet të cilit u bë qendra sportive-rekreative rreth Vardarit në Gostivar

Botuar

  • македонски јазик

Gostivari i përmbledhi rezultatet e projektit “Forcimi i këshillit komunal”, nëpërmjet të cilit u realizua qendra sportive-rekreative përreth Vardarit. Qendra ishte zgjedhur për prioritet nga pjesëmarrësit në sesionet e forumeve, të cilat u panë si mekanizma adekuate që të dëgjohet zëri i qytetarëve.

Në shumë sesione të forumit, grupe të qytetarëve nxirrnin propozim-projektet e tyre dhe në fund nëpërmjet votimit ishte zgjedhur si më prioritarë. E gjithë procedura u zbatua nëpërmjet programit i financuar nga agjencioni Zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim. Pjesëmarrësit dhe donatorët në seancat e njëpasnjëshme, diskutuan edhe për propozimet e tjera dhe mundësia që të gjenden mjete për realizimin e tyre.

“Siç dijmë projekti prioritarë, qendra sportive-rekreative është tashmë i realizuar. Një pjesë e kërkesave dhe propozim-projekteve janë në fazë të përgaditjes dhe realizimit, si për shembull kulmi i shkollës fillore në Çegran. Për këtë projekt të rëndësishëm është përgatitur dokumentacion teknik dhe është dërguar deri tek Ministriane arsimit. Mendimet dhe nevojat e qytetarëve duhet të shqyrtohen dhe pushteti vendor do të vazhdojë me organizimin e forumeve buxhetore, në të cilat gostivarasit do të japin propozime për atë se di dhe ku të investohen paratë e buxhetit të komunës.”, tha Dashmir Osmani, nga zyra komunale e Zhvillimit ekonomik lokal.

Përndryshe, qendrën sportive-rekreative në shëtitoren rreth Vardarit ishin ndarë 50.000 euro nga agjencioni Zviceran dhe 200.000 nga Komuna e Gostivarit.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!