Na ndiqni në:

Maqedoni

Pa përqafime dhe shtrëngim duarsh, do të vallëzohet nga distanca, termometër për mysafirët në hyrje …

Botuar

  • македонски јазик

Autoritetet lejuan organizimin e dasmave dhe solemniteteve të tjera, dhe veçmë është i shpallur Protokolli të cilin po ua transmetojmë:

  1. Organizim i dasmave, festimeve dh ahengjeve është i lejuar në pjesën e hapur të objekteve hotelierike/ terasë. Terasë paraqet hapësirë që ka çati dhe është e hapur nga tre anë.
  2. Në hyrjen e objektit hotelierik/ terasës duhet të ketë të vendosur preparat dezinfektimi  me lajmërim të dukshëm se është e detyrueshme të dezinfektohen duart gjatë mbërritjes.
  3. Është e detyrueshme matja e temperaturës para hyrjes së mysafirëve nga ana e personit përgjegjës nga objekti hotelierik. Nëqoftëse tek ndonjë nga mysafirët konstatohet temperaturë trupore e lartë (temperaturë më e lartë se 37,5 gradë) menjëherë do të kthehen dhe do të udhëzohen të paraqiten tek mjeku amë.
  4. Organizuesi është i detyruar t’i lajmëroj mysafirët nëse te ndonjë prej mysafirëve konstatohet temperaturë trupore e zmadhuar, do të jenë të kthyer dhe të këshilluar të paraqiten tek mjeku i tyre amë.
  5. Nëqoftëse në pjesën e hapur të objektit hotelierik/terasës janë të vendosura ndarëse/mure të bëra nga pleksiglas, plastikë ose qelq, është e nevojshme të hiqen ose hapen në mënyrë që hapësira e terasës të jetë e hapur nga të tre anët.
  6. Numri i mysafirëve kufizohet në maksimum 50% mbushje të kapacitetit të hapësirës së hapur, por jo më shumë se 100 mysafirë.
  7. Objekti hotelierik në të cilin ka aheng t’a regjistroj dhe t’a paraqes ahengun në komorën gastronomike e cila ka regjistër të dasmave, ahengjeve dhe solemniteteve të tjera.
  8. E detyrueshme gjatë hyrjes së mysafirëve ato të jenë të drejtuar nga personi përgjegjës i objektit hotelierik.                                                                                                                            Për më shumë informata vizitojeni linkun e mëposhtëm:    https://gostivarpress.mk/svadbite-bez-gushkane-i-rakuvane-ke-se-igra-na-distancza-za-gostite-toplomer-na-vlez/

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!