Na ndiqni në:

Lajme

Dita botërore e fëmijëve – Çdo fëmijë meriton lumturi, pa brenga, dashuri

Botuar

  • македонски јазик

Dita e sotme, 20 Nëntor, shënohet si Dita botërore e fëmijës dhe dita e Konventës së drejtave të fëmijës. Qëllimi është që të promovohet bashkimi ndërkombëtar, nevoja nga mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe përmirësimin e mirëqenies së tyre.

“Respektimi i të drejtave të fëmijës është një nga punët më të rëndësishme kah të cilave duhet të aspirojmë, pasi që për çdo shoqëri demokratike, e përparuar dhe e zhvilluar nuk ka punë më të rëndësishme nga krijimi i pasardhësve të shëndoshë, të arsimuar, me vlerë, tolerantë, të gatshëm të ballafaqohen me të gjitha sfidat që i sjell jeta dhe koha moderne. Më shumë se një vit, fëmijët, jo vetëm tek ne por edhe nëpër gjithë botën ballafaqohen me një mënyrë më të ndryshmet të jetës në të gjitha segmentet, duke e kyçur edhe procesin arsimor. Distanca fizike, online mësimi kanë ndikuar dhe ende ndikojnë mbi fëmijët, veçanërisht mbi shëndetin e tyre mental dhe socializimin, si një segment i rëndësishëm në zhvillimin e tyre psikologjik. Në atë drejtim të gjithë faktorët janë të detyruar të detyruar të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre dhe t’ju ndihmojnë fëmijëve më lehtë/ pa dhimbje t’a kalojnë këtë periudhë, pa shkaktuar pasoja afatgjata mbi to. Jemi të vetëdijshëm se për zhvillim të harmonizuar të personalitetit të çdo fëmiu, duhet të krijojmë kushte ai të rritet në një mjedis të shëndoshë familjar, në atmosferë të këndshme të mbushur me lumturi, dashuri dhe mirëkuptim. Prandaj fëmijët duhet dhe e kemi patjetër t’i trajtojmë si të barabartë me ne të rriturit, si subjekte aktive dhe bartës të të drejtave dhe obligimeve. Jemi të detyruar që t’a dëgjojmë dhe t’a respektojmë mendimin e tyre, veçanërisht kur bëhet fjalë për pyetje që u përkojnë interesave të tyre.”, thuhet në njoftimin e Avokatit të popullit, me rastin e Ditës së fëmijës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!