Na ndiqni në:

Zgjedhjet Lokale 2021

Taravari: Krenar dhe me dinjitet dalim para jush, më 17 Tetor së bashku do të festojmë fitore të madhe

Botuar

  • македонски јазик

Në kuadër të fushatës parazgjedhore, Aleanca për Shqiptarët/Alternativa mbrëmë mbajti miting në Gostivar. Kandidati për mandat të dytë për kryetar, Arben Taravari theksoi se me krenari dhe dinjitet kërkojnë nga qytetarët përsëri t’ju japin besimin.

“Me krenari dhe dinjitet dalim para jush. Sepse, katër vite punonim që t’a përmbushim atoë që e premtuam, dhe jo Taravari i vetëm, por gjithë ekipi i Taravarit punoi i përkushtuar, zellshëm, ndershëm. Dhe çdo sukses është i përbashkët në gjithë ekipin. Kurse, në katër vitet e kaluara si udhëheqësi komunale u ballafaquam me lloj lloj presione nga qeveria qendrore, me dërgim të vazhdueshëm të inspeksioneve, kontrolleve, na bënin pengesa në çdo hap. Por, ne gjithsesi, arritëm, sepse qëllimi ynë ishte dhe mbetet të punojmë për qytetarët. Pas 4 vitesh qëndrojmë të pastër. Kurse ato, paramendoni, dhe tash akuzojnë Taravari i ka hapur kazinot, po si është ajo e mundur, kazino ka edhe në Çair, Strugë, Gjevgjeli. A është Taravari fajtor për spitalet e pa ndërtuara dhe për atë që në këtë vend është aq katastrofale me situatën e kovid pandemisë. Nuk mundet në atë mënyrë dhe me ato gënjeshtra të kërkohet vota e qytetarëve. Ne e kërkojmë votën tuaj, që edhe në mandatin e ardhshëm prej katër vitesh ti përmbushim premtimet tona. Kërkoj votë edhe për listën tonë të këshilltarëve, t’a kemi shumicën për Këshillin, qëtë mos kemi pengesa. Më 17 Tetor do të festojmë fitore të madhe, do t’i thirrim edhe kundërshtarët tonë, pasi ajo do të jetë fitore e Gostivarit.”, tha Taravari.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela nga foltorja e tubimit porositi se në Gostivar do t’a kenë fitoren në zgjedhjet në raundin e parë.

“Nga ajo që e shohim në mitingjet, në takimet me qytetarët, jo vetëm këtu në Gostivar, por në gjithë vendet, nga Likova deri në Strugë, nuk ka dilemë cilën opsion do t’a zgjedhim qytetarët në këto Zgjedhje lokale. Do të votojnë për kandidatët dhe listat e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Këtu në Gostivar sonte bëjmë miting për dy lagje, kurse zotëron atmosferë si në miting qendror. E do që në Gostivar puna është e mbaruar, e di që në Gostivar erdhi ndryshimi, kurse ndryshimet do të vazhdojnë. Më në fund erdhi koha për demokraci, liri, shpresa që vijnë me këtë ndryshim. Më lejoni që t’ju tregoj nga këtu kundërshtarëve politik se ato më kot shpresojnë, pasi Arben Taravari nuk mundet, pak është i pari në Gostivar dhe do t’a fitojë Gostivarin nga raundi i parë. Populli sheh, sheh kushështë në rrugën e drejtësisë dhe prosperitetit, e kush janë manipulatorët të cilët shërbejnë me lloj lloj truqe dhe gënjeshtra”, tha Sela.

Në tubimin folën edhe bartësi i listës, Valbon Limani, kandidatët për këshilltarë Besa Muharemi, Namik Durmishi dhe Xhevat Fejzuli, si dhe sekretari gjeneral i Alternativës, Skënder Rexhepi.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Анкета:

Дали треба да се скрати работното време на администрацијата во петок на 4 часа?

Advertisement
Advertisement
Zgjedhjet Lokale 20217 ditë më parë

Rezultate nga votimi për Këshillë të Gostivarit

Zgjedhjet Lokale 20212 javë më parë

Bejta: Për vetëm 100 ditë Gostivari do të jetë komunë e pastër, ja 24 projektet e para

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Tubim përmbyllës i BDI-së: Do t’a kthejmë Gostivarin në rrugën e duhur

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Në Gostivar për votim janë paraqitur 146 të sëmurë dhe të pafuqishëm, votues në karantinë nuk ka

Zgjedhjet Lokale 20212 javë më parë

Taravari në tubimin në Çajlë: Gjithkund jemi të mirëseardhur pasi kemi qëllime dhe nijet të pastër

Gostivari2 javë më parë

Shoferët t’ju japin përparësi këmbësorëve në kalimet e shënuara, apel nga policia e Gostivarit

Zgjedhjet Lokale 20217 ditë më parë

KSHZ: Taravari 15.724 vota, Bejta 13.190

Gostivari1 javë më parë

Gostivarasit zgjedhin kryetar dhe përbërje të Këshillit komunal

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Tubim qendror i ASH/A: Gostivari u bë model i suksesit, kërkojmë besim që të vazhdojmë me punë efikases

Gostivari1 javë më parë

I arrestuar një gostivaras i cili i ka sulmuar bashkëshorten dhe vajzën

Maqedoni2 javë më parë

Filipçe: Prej nesër do të kërkohet pëlqimi nga prindërit për skriningun, apeloj që të pranojnë

Gostivari1 javë më parë

Policë në Gostivar kanë shkrepur në ajër që të qetësojnë përleshje dhe sulm

Gostivari6 ditë më parë

Në një pjesë të Gostivarit nesër paradite nuk do të ketë rrymë

Отворени работни места во Полог:

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!