Gostivari
Taravari: Gostivarasit nuk do të ndjejnë më mungesë të ujit të pijshëm

Në Gostivar është duke u realizuar projekti për modernizimin e rrjetit të ujësjellësit, me të cilin, sipas njoftimeve nga vetëqeverisja lokale, do të tejkalohet problemi i mungesës së ujit të pijshëm.
“Me krenari ju njoftojmë se në verën e vitit 2022, gostivarasit nuk do ta ndjejnë më mungesën e ujit të pijshëm, sepse kemi punuar shumë për të arritur deri këtu. Përveç modernizimit të rrjetit të ujësjellësit, Gostivari, veçanërisht fshatrat Zdunje, Debresh, Çajlë, Forinë, Çegran, Banjica e Epërme, Banjica e Poshtme, Turçan, Balindoll, Balindoll i Vjetër si dhe vendbanimet Cigllanë, Fazeneri, Blloku XXI, Blloku VIII, Blloku VII, nga viti i ardhshëm do të furnizohen në vazhdimësi me sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm. I falënderojmë për mbështetjen e KFW Bank dhe miqtë tanë nga Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështje Ekonomike – SECO”, tha kryetari Arben Taravari.
Ky është një nga projektet që Taravari e përmend në raportin javor për punën e komunës për periudhën 13-19 dhjetor. Në vazhdim ju përcjellim pjesën tjetër:
Zbatimi i digjitalizimit në shkollat e mesme dhe fillore në Gostivar me tabela të mençura dhe kompjuter për çdo nxënës;
Renovimi dhe përshtatja e shkollës fillore periferike “Mustafa Kemal Ataturk” në Banjicën e Poshtme;
Shkolla fillore “Përparimi” – fsh. Çegran, vazhdojnë punimet për ndërtimin e çatisë së shkollës dhe rikonstruksionin e plotë të tualeteve;
Reçani – fasada e objektit të shkollës fillore “Liria” dhe transformimi i pamjes së jashtme;
Instalimi i linjës kryesore të furnizimit me ujë
Vazhdojnë punimet për ndërtimin e këmbës së parë të ujësjellësit të ri, si dhe për rezervuarin më të madh të ujit në kuadër të projektit SECO, me një vëllim prej 5600 m3 në Zdunje, përmes të cilit vendbanimet Zdunje, Debresh, Forinë, Çegran. të furnizohet Zona e shtatë dhe e tetë;
Parku tek Komuna me pamje të re: Travertin 600 m2, gjelberim 1500 m2 ndriçim i ri, sistem vaditjeje moderne, shandane;
Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Qendrës së Autizmit – Paratë e buxhetit për dekorim të lehtë të qytetit me rastin e festave të Vitit të Ri, po i rishpërndajmë në këtë qendër.
Riparime dhe mirëmbajtje sistematike të ndriçimit publik, Malo Turkane;
Festat – Dekorimi i sheshit të qytetit.
- Систематски поправки и одржување на јавното осветлување, Мало Турчане;
- Празници – Декорација на градскиот плоштад.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Gostivari2 muaj më parë
Arrestohet një person në Gostivar i cili ka sulmuar dashnoren e tij