Na ndiqni në:

Gostivari

Taravari: Alternativa edhe nëse hyn në qeveri nuk do të jetë e qëndrueshme, do të ketë zgjedhje në 2022

Botuar

  • македонски јазик

Në një pyetje gazetareske për pritjet nga takimi i sotëm mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të Alternativës, Afrim Gashi, kryetari i komunës së Gostivarit dhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është përgjigjur se do ta respektojnë vendimin e Alternativës, sido që të jetë, por nuk sheh perspektivë në një përbërje të tillë të qeverisë.

“Ne me zotërinë Gashi dhe Alternativën para një viti e gjysmë dolëm së bashku në zgjedhje parlamentare, politikat tona ishin antiBDI dhe fituam 62 mijë vota, që votuan kundër politikave të BDI-së. Kontrata ishte e nënshkruar për 4 vite, megjithëse ajo marrëveshja, nuk ka nevojë që të përmbahemi tek kjo. Si do të vendosin, ashtu. Ne e respektojmë vendimin e tyre, çfarëdo që të jetë. Edhe nëse hyjnë në Qeveri nuk do të jetë e qëndrueshme, para se gjithash për shkak të jostabilitetit që ekziston në LSDM, për shkak të fraksioneve të ndryshme, por edhe kushtet e pa përmbushuara kundrejt partnerëve të koalicionit, që janë të numërta. Parashikimi im është që viti 2022 do të jetë zgjedhor.”, deklaroi ai.

Kryetari i Gostivarit, shprehi skepticizëm se vendi do të fitojë datë për fillim të negociatave për hyrje në BE në dhjetor dhe lajmëroi se partia e tij në pranverë do të mbajë Kongres në të cilin do të konfirmojë riorganizim dhe riemërtim. “Unë do të dëshiroja Maqedonia më 14 Djetor të fitojë datë, por aq më shumë dalin parashikimet tona dhe informatat që na mbërrijnë nga Brukseli se datë do të marrim në vitin 2023. Ne si Alencë do të vazhdojmë të jemi opozitë. Vitin e ardhshëm në pranverë kemi Kongres, do të riorganizohemi dhe me siguri do të riemërtohemi në përgatitje të zgjedhjeve të reja”, tha Taravari.

Сподели ја веста:

ИСТРАЖУВАЧКА АНКЕТА:

Дали користите PayPal?

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена