Na ndiqni në:

Zgjedhjet Lokale 2021

Taravari: Shtypje e pa parë dhe keqpërdorim të çdolloj mekanizmi të qeverisë

Botuar

  • македонски јазик

Kandidati për kryetar i Gostivarit nga Aleanca/Alternativa, Arben Taravari në shfaqjen mysafire në TV Sitell, drejtoi se në votimin më 17 Tetor janë kryer presione të mëdha nga qeverisja aktuale qendrore dhe se ka ndodhur ndonjë mashtrim me votat në mes të natës, që të mos kalojë në rrethin e parë.

“Në votimin më 17 Tetor, sipas matematikave tona nga proçesverbalet nga të gjitha vendet e votimit ishim gati se me 53% të votave të kalojmë në rrethin e parë, por ndodhi diçka që as ne nuk mundemi t’a zbulojmë, rreth orës 3 në mbrëmje rezultati ra në 49,88%, e pastaj në 49,80%. Ende nuk mund të zbulojmë ku është ku është hujdurma. Ka shumë letra të pavlefshme. Mesatarja nëpër komuna për fleta të pavlefshme është 3,55%, kurse në Gostivar është diku 4,4 %, që është e pazakontë vetëm në një komunë të ketë më shumë se 1% fleta të pavlefshme sesa mesatarja në të gjitha komunat e tjera. Kjo ishte shtypje e rëndë nga gjithë shteti, me polici, njësitë speciale, me shërbimet, me çdolloj mekanizma të qeverisë. Nuk e di si arritën. Nuk kaluan për 30 vota. Sidoqoftë, shkojmë në rrethin e dytë dhe shpresoj se do t’i fitojmë ende më bindshëm, padi r shoh disponimin e qytetarëve, t cilët janë të revoltuar dhe thonë: Për 30 vota, të dalin 30.000 njerëz përsëri të votojnë, nuk është në rregull. Kemi mjaftë fakte dhe argumente për keqpërdorim, për rrahje të njerëzve. Unë nuk shoh asnjë lëvizje nga institucionet së paku që të prevenojnë ajo të mos ndodhë përsëri. Stacioni policor në Gostivar është shndërruar në shtab të dytë të BDI-së. Banda të llojllojshme të cilat kanë luftuar në mes veti me vite, tash janë bashkuar bashkë. Ato fakte dhe argumente që i kemi nuk do t’i publikojmë deri më 31 Tetor, pasi qytetarët do të gërditen. Do t’i publikojmë pas 31 Tetorit. Kjo që ndodhte më 17 Tetor nuk ndodhte as gjatë kohës së Gruevskit dhe Mijallkovit, regjim i tillë nuk është parë askund në 60-70 vitet e fundit.”, tha Taravari.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!