Gostivari
Taravari: Emërimi i Fërçkovskit ambasador në OKB është skandaloz

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sot në një konferencë për media në selinë e partisë në Gostivar ka shprehur reagimin e tij për vendimin e presidentit Stevo Pendarovski, me të cilin Ljubomir Frçkovski emërohet ambasador në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
“Ky emërim i Pendarovskit është një skandal diplomatik dhe fyerje e paparë për shumicën e qytetarëve, për disa arsye. E para ka të bëjë me angazhimin politik dhe qasjen e thellë antishqiptare të Fërçkovskit. Si ideolog i LSDM-së dhe ish-ministër i Policisë, ai përdori të njëjtat metoda të përgjimeve si Gruevski, aferën e armëve dhe shumë episode të tjera të poshtërimit dhe diskreditimit të shqiptarëve në Maqedoni, për të cilat asnjëherë nuk ishte përgjegjës. Si një politikan i pasuksesshëm, Fërçkovski njihet si një albanofob dhe një fashist i zakonshëm. Gjatë luftës së vitit 2001, ai përhapi tezat gjenocidale të Millosheviqit duke kërkuar dëbimin e shqiptarëve. Vitet e fundit ai publikisht i ka cilësuar shqiptarët si fise. Gjëja më e rëndësishme në fushën diplomatike është se Fërçkovski është i padëshirueshëm në SHBA. Në vendin ku ai u rrëzua, pasi administrata e Biederit e refuzoi emrin e tij si ambasador në Shtetet e Bashkuara, Frckoveski shkoi aq larg sa akuzoi ambasadorin dhe ish-sekretarin e shtetit Filip Riker se i ishte ndaluar të emërohej ambasador në Shtetet e Bashkuara për arsye personale. Shtetet e Bashkuara ia mbyllën derën Fërçkovskit, ndërsa Bujar Osmanii dhe Stevo Pendarovski u përpoqën ta fusin atë nga dritarja. I bëjmë thirrje presidentit që ta tërheqë dekretin për Fërçkovskin dhe të mos i shkaktojë dëme kaq serioze interesave të shtetit dhe qytetarëve. Nëse ata duan ta bëjnë atë ambasador me çdo kusht, i vetmi vend që kjo të jetë e pranueshme është Moska e Putinit.”- theksoi Taravari.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Gostivari2 muaj më parë
Arrestohet një person në Gostivar i cili ka sulmuar dashnoren e tij