Na ndiqni në:

Gostivari

Taravari në gjimnaz: Do të vazhdoj të insistoj që të kthehen paralelet e mbyllura

Botuar

  • македонски јазик

Mësim në paralelet në gjuhën turke në gjimnazin e Gostivarit ende nuk ka. Bojkoti për shkak të mbylljes së një paralele në vitin e parë vazhdon. Në vend se në orë profesorët vendosën të mblidhen në oborrin e shkollës dhe publikisht t’a shprehin pakënaqësinë e tyre nga shkurtimi i paraleles. Dje, mbështetje morrën edhe nga nxënës dhe prindër.

“Problemi është tek Qeveria, tek Ministria e arsimit, e Jo tek komuna. Ne kërkuam 9 paralele në gjuhën shqipe, 3 në atë turke dhe dy në atë maqedone, por në gjuhën shqipe miratuan 7 paralele, kurse në gjuhën turke 2. Edhe më tej do të insistojmë që të kthehen paralelet e shkurtuara”, tha kryetari Arben Taravari i cili sot ishte në vizitë të shkollës.

Ai tha se si komunë kanë bërë gjithçka që është në ingerencat e tyre, e nëqoftëse profesorët protestojnë para Qeverisë, ai do të shkojë bashkë me to.

“Unë personalisht tre herë u dëgjova me ministren duke kërkuar të mbetet numri i njejtë i paraleleve, pasi na krijon probleme, kemi kuadër i cili do të mbetet me numër të zvogëluar të orëve. Por, për tash nuk ka zgjidhje. Problemi është tek Qeveria, e Jo tek komuna. Po, ka nxënës të caktuar të cilët nuk i përmbushin kushtet, por shembuj të tillë ka edhe në qytete tjera. Dhe ne vetëm kërkojmë, atë që lejohet në komunat e tjera, të lejohet edhe në Gostivar. Nëse duhet të protestohet, duhet të protestohet para Qeverisë. Nëse dalin profesorët të protestojnë para Qeverisë, unë do të dal bashkë me to. Nuk është mirë të ketë shkurtime as në paralelet turke, as në ato shqipe, as në ato maqedone.”, tha Taravari.

Gjatë vizitës së gjimnazit, kryetari i rishikoi katër kabinetet e reja në shkollën, për matematikë, fizikë, biologji dhe kimi.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Анкета:

Дали треба да се скрати работното време на администрацијата во петок на 4 часа?

Advertisement
Advertisement
Zgjedhjet Lokale 20216 ditë më parë

Rezultate nga votimi për Këshillë të Gostivarit

Gostivari2 javë më parë

Tre raste të reja të konfirmuara të korona virusit në Gostivar, në shtet 344

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Bejta: Për vetëm 100 ditë Gostivari do të jetë komunë e pastër, ja 24 projektet e para

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Tubim përmbyllës i BDI-së: Do t’a kthejmë Gostivarin në rrugën e duhur

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Në Gostivar për votim janë paraqitur 146 të sëmurë dhe të pafuqishëm, votues në karantinë nuk ka

Zgjedhjet Lokale 20212 javë më parë

Taravari në tubimin në Çajlë: Gjithkund jemi të mirëseardhur pasi kemi qëllime dhe nijet të pastër

Gostivari2 javë më parë

Shoferët t’ju japin përparësi këmbësorëve në kalimet e shënuara, apel nga policia e Gostivarit

Zgjedhjet Lokale 20216 ditë më parë

KSHZ: Taravari 15.724 vota, Bejta 13.190

Gostivari7 ditë më parë

Gostivarasit zgjedhin kryetar dhe përbërje të Këshillit komunal

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Tubim qendror i ASH/A: Gostivari u bë model i suksesit, kërkojmë besim që të vazhdojmë me punë efikases

Gostivari1 javë më parë

I arrestuar një gostivaras i cili i ka sulmuar bashkëshorten dhe vajzën

Maqedoni2 javë më parë

Filipçe: Prej nesër do të kërkohet pëlqimi nga prindërit për skriningun, apeloj që të pranojnë

Gostivari7 ditë më parë

Policë në Gostivar kanë shkrepur në ajër që të qetësojnë përleshje dhe sulm

Отворени работни места во Полог:

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!