Na ndiqni në:

Zgjedhjet Lokale 2021

Taravari në Raven: Do të fitojmë pasi që qytetarët janë me ne!

Botuar

  • македонски јазик

Aleanca për Shqiptarët/Alternativa aktivitetet e fushatës për Zgjedhjet lokale 2021 sonte i vazhdoi në Raven të Gostivarit. “Do të fitojmë pasi që qytetarët janë me ne!”, porositi para të pranishmëve kryetari aktual dhe kandidat për mandat të ri Arben Taravari.

“Komuna e Gostivarit katër vitet e kaluara u rrit në një shembull për sukses. Ne jemi komuna më transparente e udhëhequr nga Shqiptarët në vendin tonë, niveli i korrupsionit është më i ulët, kjo është e dëshmuar me hulumtim dhe anketë, ne bëmë revolucion me udhëheqjen e komunës dhe përsëri do të fitojmë, pasi që qytetarët janë me ne. Prej këtu prej Raveni, mund të them se kryetarët e BDI-së të gjithë së bashku nuk kanë bërë kaq shumë, sa ka bërë ekipi jonë për këtë vend. Në mandatin e ardhshëm vazhdojmë me asfaltimin e rrugëve, rregullim me bekatonka, ndërtim i trotuareve, kanalizim dhe të tjera. Kaq premtojmë, kurse do të realizojmë shumë më shumë.”, tha Taravari.

Në ngjarjen në Raven foli edhe bartësi i listës së këshilltarëve, Valbon Limani. “Më 17 Tetor votoni për numrin 6, për kryetarin aktual dhe listën e këshilltarëve të Aleanca/Alternativa. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe përsëri do të shihemi pas katër vitesh që t’ju prezentojmë çka kemi bërë për Ravenin”, tha Limani.

Drejtime të tyre kishin edhe kryetarja e Forumit të grave të Aleancës për Shqiptarët në Gostivar, Besa Muharemi dhe Kandidati për këshilltar, Faton Abdullai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!