Gostivari
Taravari: Në kohë krize, është shumë e vështirë për t’u mbledhur taksat

Është shumë e vështirë për ne që të mbledhim taksat në kohë, sidomos pas vitit 2020 kur filloi pandemia e Kovid-it, tha sot kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
-Gjatë pandemisë nga viti 2020 deri në vitin 2021 nuk kemi bërë shumë presion ndaj qytetarëve për të paguar taksat. Tani si Komunë e Gostivarit kemi filluar një fushatë për të motivuar njerëzit që të paguajnë, sepse ndryshe nuk mund të funksionojmë, tha Taravari në pyetjen para nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit me grupin e dytë prej 24 partnerë-komuna në kuadër të Projektit të USAID-it për Forcimin e Kapaciteteve për Shfrytëzimin e Resurseve, me titull “Partnerët e rinj dhe buxhetim më i mirë komunal”.
Ai theksoi se vendi ynë është vendi më i centralizuar në rajon dhe në Evropë.
-Me këtë dua të them se shumë pak para u kthehen komunave, veçanërisht në këto kohë të vështira me pandeminë e Kovid-it, krizën energjetike, dhe tani luftën mes Rusisë dhe Ukrainës që ndikoi në rritjen e çmimeve dhe varfërimin e qytetarëve. Tani ata paguajnë më pak taksa, të cilat janë burimet kryesore të financimit në komunat, tha Taravari.
Në një shoqëri të këtillë të centralizuar dhe funksionim të shtetit, theksoi ai, është vërtet e vështirë që komunat të funksionojnë.
-I bashkohem kërkesës së Bashkësisë të Njësive të Vetëqeverisjes Lokale – BNJVL që ose Qeveria të zbatojë decentralizimin fiskal, në mënyrë që më shumë para nga taksat t’u kthehen komunave ose të ndihmohet siç ndodhi në vitin 2018, kur fatkeqësisht Komuna e Gostivarit ka qenë e vetmja komunë urbane opozitare dhe më së paku ka marrë nga të gjitha komunat tjera”, tha Taravari.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Sport3 muaj më parë
FFM premtoi shpërblim prej rreth 4.5 milionë euro për Botërorin
- Gostivari2 muaj më parë
Arrestohet një person në Gostivar i cili ka sulmuar dashnoren e tij