fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Rreth tridhjetë gra nga fshatrat e Komunës së Vrapçishtit kryen PAP teste falas

Botuar

  • македонски јазик

Në aktivitetin për PAP teste falas për femrat që jetojnë në zonat rurale, i cili u zhvillua në territorin e Komunës së Vrapçishtit nga data 26 deri më 31 janar, është kryer ekzaminimi dhe testimi gjinekologjik falas tek 33 femra.

Qëllimi i kësaj iniciative ishte ngritja e vetëdijes së grave për kontrolle të rregullta për kryerjen e PAP testit, parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës tek gratë që jetojnë në zonat rurale, njoftuan nga Kryqi i Kuq në Gostivar, vullnetarët e të cilit ishin të përfshirë në aktivitet.

Iniciativa me moton “Mos anashkaloni – Diagnostifikimi i hershëm shpëton jetë!” UNFPA e zbatoi në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Shoqatën Mjekësore të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës – Shkup, me mbështetjen e Kryqit të Kuq.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена