Na ndiqni në:

Shëndet dhe bukuri

Hurmat, janë të shkëlqyeshme për shëndetin e të gjithëve nga 7 deri 77 vjeç

Botuar

  • македонски јазик

Në lidhje me shëndetin dhe të ushqyerit, hurmat konsiderohen si frutat më të shëndetshme në planet. Kjo frutë konsiderohet si thesar i vërtetë i vitaminave. Ato janë të shkëlqyeshme për të rriturit por edhe për fëmijët.

Hurmat rriten në regjione shumë tropikale të botës. Në varësi të sojit, hurmat e freskëta janë kryesisht të vogla, kurse ngjyrat lëvizin prej të kuqes deri te e verdha e çelur.

Përskaj sasi së konsiderueshme të fibrave, ato përmbajnë edhe disa vitamina dhe minerale të rëndësishme. Ushqimi i pasur me fibra shpesh rekomandohet për shëndet të mirë të zorrëve. Fibrat gjithashtu mund të janë të dobishme për kontrollin e sheqerit në gjak.

Hurmat janë gjithashtu të pasura me antioksidantë që janë të rëndësishëm në luftën kundër shumë sëmundjeve. Në krahasim me lloje të ngjashme të frutave, siç janë fiqtë dhe kumbullat, hurmat përmbajnë sasinë më të madhe të antioksidantëve.

Arsye tjetër për konsumimin e kësaj frute të shëndetshme është aftësia e tij t’a përmirësojë shëndetin e trurit tonë dhe funksioneve mendore.

Hurmat janë ëmbëltues natyral i shkëlqyeshëm dhe alternativë e shëndetshme e sheqerit. Ato janë burim i fruktozës, një lloj i sheqerit natyral që gjendet tek frutat. Është e rëndësishme të përmendet se, hurmat kanë shumë fibra dhe materie ushqyese, ato gjithsesi janë shumë kalorike dhe më së mirë është të konsumohen me masë.

Gjithashtu është e rëndësishme të përmendet ndikimi i kësaj peme mbi shëndetin e eshtrave, për shkak të përmbajtjes së saj të pasur me minerale, duke hyrë këtu edhe fosfori, kalium, kalciumi dhe magneziumi, të cilët parandalojnë sëmundje siç është osteoporoza.

Studime të numërta theksojnë efekt të kësaj peme mbi zvogëlimin e nivelit të kolesterolit në gjak, përmirësimin e pamjes dhe tërheqjes së lëkurës duke ju falenderuar vitaminës C dhe D, dhe gjithashtu ndihmojnë për dobësimin.

Hurmat shpesh kombinohen me ushqim tjetër, siç janë bajamet. Kjo pemë është shumë ngjitëse, që e bën të dobishme si masë homogjenizuese të deserteve të ndryshme, veçanërisht të atyre që nuk ju nevojitet të piqen.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!