Na ndiqni në:

Maqedoni

Edhe një i infektuar me sojin “indian” të koronës në shtetin tonë

Botuar

  • македонски јазик

Është regjistruar rasti i dytë i të sëmurit nga soji “indian” i kovidit në shtetin tonë. Siç informoi dhe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, bëhet fjalë për një person që është kolegë me të sëmurin e parë më 7 Qershor. Të dy me të njëjtin fluturim janë kthyer nga Iraku ku kanë punuar, kurse simptomat te pacienti i dytë janë shfaqur më vonë. Ministri thotë se anketat epidemiologjike kanë treguar se nuk ka rrezik dhe nuk janë të nevojshme masa plotësuese.

“Situata është nën kontroll dhe ky pacient nuk është rrezik, për atë edhe masa plotësuese nuk duhet të bëhen. Frikë nga soji indian ose ndonjë formë të re të mutacioneve që mund të jetë më infektuese nga të tanishmet aktuale ekziston gjithkund. Por, është e rëndësishme se të gjitha vaksinat mbrojnë nga formë e rëndë e sëmundjes ose gjendje vdekjeprurëse, edhe të formës së tillë të mutacioneve të virusit.”, tha Filipçe.

Mutacioni “indian” ose delta është variant më infektues nga të tjerat deri tash soje të njohura të koronavirusit, kurse OBSH paralajmëroi se do të bëhet dominante në botë

Këtë periudhë merr hov në Britani të Madhe dhe Rusi, kurse organet shëndetësore gjermane drejtuan se së shpejti presin të bëhet lloj dominant edhe në Gjermani.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!