Na ndiqni në:

Maqedoni

Kushtetuta: Pyetje të besimit të Qeverisë mund të parashtrojnë së paku 20 deputetë

Botuar

  • македонски јазик

Pyetje për besim të Qeverisë mund të parashtrojnë së paku 29 deputetë, kurse votimi për besim të Qeverisë kryhet pas skadimit të tre ditëve nga parashtrimi i pyetjes për besim, parashikohet në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

-Qeveria dhe çdo anëtar i saj, për punën e vet përgjigjen para Kuvendit. Kuvendi mund të votojë mosbesim të Qeverisë. Pyetje për besim të Qeverisë mund të parashtrojnë së paku 20 deputetë. Votimi për besim të Qeverisë kryhet pas skadimit të tre ditëve nga parashtrimi i pyetjes për besim, thuhet në nenin 92 nga Kushtetuta e RMV. Vendimi për votim të mosbesimit të Qeverisë sillet me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Nëse Qeverisë i është votuar mosbesim, Qeveria është e detyruar të jep dorëheqje, parashikon Kushtetuta.

Në nenin e njëjtë 92 thuhet edhe se pyetje përsëri për besimin e Qeverisë nuk mund të parashtrohet para skadimit të 90 ditëve nga votimi i fundit i besimit, përveç se nëqoftëse pyetjem për besim e vendos shumica nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Në nenin 93 nga Kushtetuta, në mes tjerash, parashikohet se Qeverisë të cilës i është votuar mosbesim, e cila ka dhënë dorëheqje ose së cilës mandati i ka ndaluar për shkak të shpërbërjes së Kuvendit, mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!