Na ndiqni në:

Gostivari

Nesër do të jetë e publikuar SHPALLJA për banesat sociale në Gostivar

Botuar

  • македонски јазик

Më në fund do të fillojë procedura për shpërndarjen e banesave sociale në Gostivar. Shpallja për ndarje do të publikohet nesër (4 mars), ndërsa aplikimi do të zgjasë deri më 4 prill, njoftoi sot para objektit me banesa sociale në Gostivar, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski.

Për 70 apartamente në pallatin social me dy hyrje do të mund të aplikojnë kategori të rrezikuara qytetarësh.

“U bëj thirrje të gjithë personave vulnerabël që kanë nevojë të aplikojnë për këtë shpallje. Sipas kritereve mund të aplikojnë: fëmijët mbi 18 vjeç pa prindër apo përkujdesje prindërore, pra që janë përkujdesur në institucione deri në moshën 18 vjeç, përfitues të ndihmës minimale të garantuar, qytetarë të prekur nga fatkeqësitë natyrore, familje me persona me aftësi të kufizuara, të pafavorizuara sociale, anëtarë të komunitetit rom si dhe prindër vetëushqyes me fëmijë të mitur”, tha ministri.

Dokumentet do të dorëzohen në Qendrën për Punë Sociale në Gostivar. Për shpallje do të mund të aplikojnë vetëm banorët e Komunës së Gostivarit që i plotësojnë kriteret.

“Dua t’ju siguroj se të gjitha aplikacionet do të shqyrtohen dhe apartamentet do të shpërndahen në procedurë transparente sipas kritereve të përcaktuara”, tha Boçvarski.

Pyetjes gazetareske se cili është afati kohor për procesin e shpërndarjes dhe kur qytetarët e përzgjedhur do të marrin çelësat e banesave, ministri u përgjigj:

“Mund të them vetëm se afati i aplikimit është deri më 4 prill, pastaj në varësi se sa aplikime do të kemi, Komisioni do të ketë hapësirë ​​dhe kohë për t’i shqyrtuar, kështu që bëhet një inspektim në terren, kështu që kjo procedurë është pak më shumë e komplikuar. Tani është koha që t’u bëjmë thirrje qytetarëve, t’i njoftojmë të gjithë qytetarët me mundësinë dhe sa më shumë të informohen dhe të aplikojnë.”

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Ndërtim dhe Menaxhim me objekte banesore dhe afariste me rëndësi për Republikën, Kristijan Trajkovski informoi se për objektin me banim social në Gostivar janë ndarë 79 milionë denarë.

Сподели ја веста:

ИСТРАЖУВАЧКА АНКЕТА:

Дали користите PayPal?

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена