Na ndiqni në:

Maqedoni

Nesër mbërrijnë 100.000 vaksina Fajzer, të dielën 500.000 Sinovak

Botuar

  • македонски јазик

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe informoi se gjatë ditës së nesërme pritet dorëzimi i 100.000 vaksinave “Fajzer” nëpërmjet mekanizmit Kovaks, kurse të dielën arrijnë 500.000 vaksina “Sinovak”. Përsëri apelon te deri te qytetarët që të paraqiten për imunizimi kundër koronavirusit.

“Vaksinat kineze arrijnë me dy aeroplanë në orën 14 dhe në orën 16 nga 250 mijë doza në secilin. Është bërë plan për magazinim në dy vende, në poliklinikën “Janë Sandaski” dhe në Institutin për mjekësi gjyqësore ku ka mjaftueshëm kapacitet që të vendosen në dhomat e ftohta. Pak para marrjes së lejes për lëshim të serive në qarkullim, besoj ajo do të jetë të hënën ose të martën, do të distribuohen përreth shtetit. Në lidhje me planin për vaksinim, pres që rreth 180.000 qytetarë të cilët janë të paraqitur kurse ende nuk janë vaksinuar, të jenë të vaksinuar njëzet ditët e ardhshme. Gjithashtu, pason vaksinim prioritar për gjithë arsimtarët ashtu që të gjithë nxënësit do të kenë mundësi nga shtatori të kthen në mësim me prezencë fizike në shkollë. Apeloj edhe njëherë qytetarët të cilët nuk janë paraqitur për vaksinim t’a bëjnë atë në vakcinacija.mk”, tha ministri.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!