Na ndiqni në:

Zgjedhjet Lokale 2021

Do të jenë të vlefshme edhe fletat e votimit pa vulë

Botuar

  • македонски јазик

Komisioni shtetëror zgjedhor në seancën e djeshme solli ndryshim të Udhëzimit për fletat e vlefshme dhe të pavlefshme të votimit. Në lidhje me këtë Komisioni në mënyrë plotësuese njoftoi dhe i detyroi bordet zgjedhore detyrimisht të vendosin vulë mbi çdo fletë votimi, por nëqoftëse ka fleta pa vulë të vendosur, për ato të veprojnë sipas nenit 115, kurse në lidhje me neni 110 nga Kodi zgjedhor, gjegjësisht edhe ato fleta të quhen të vlefshme nëqoftëse vullneti i votuesit është e shfaqur në mënyrë të qartë.

KSHZ gjithashtu solli Vendim për përsëritje të votimit në Vend votimin 0543, Dibër, për zgjedhje të anëtarëve të këshillit të Komunës së Dibrës dhe zgjedhje të kryetarit të Komunës së Dibrës dhe Vendim për përsëritje të votimit për zgjedhje të anëtarëve të këshillit të komunës Shuto Orizari dhe këshill të Qytetit të Shkupit, në Vend votimin 2957/1 Shuto Orizari, pasi paraprakisht Gjykata themelore i miratoi paditë e paraqitësve të autorizuar të ankesave që Komisioni shtetëror zgjedhor nuk i miratoi për këto vend votime.

 

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!