Lajme
Në Bjellorusi kanë nisur negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës

Negociatat mes delegacionit rus dhe ukrainas për zgjidhjen e krizës mes dy vendeve nisën sot në rajonin Gomel të Bjellorusisë.
Delegacionet e nivelit të lartë nga të dyja palët mbërritën në vendin e takimit përgjatë lumit Pripjat për të tentuar të negociojnë për zgjidhje për krizën e aktuale të krijuar nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë.
Sipas kabinetit të presidentit Volodimir Zelenski, delegacioni ukrainas përfshin ministrin e Mbrojtjes Oleksej Reznikov, kreun e fraksionit parlamentar të partisë Shërbëtor i popullit dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtëme. Delegacioni rus udhëhiqet nga ish-ministri i Kulturës Vladimir Medinski.
Ukraina kërkoi sot armëpushim të menjëhershëm të Rusisë dhe tërheqjen e trupave, ndërsa delegacioni i saj mbërriti në Bjellorusi për bisedime me negociatorët rusë në ditën e pestë të ofensivës së Kremlinit.
Delegacioni ukrainas do të takohet me zyrtarët rusë në raundin e parë të bisedimeve që nga pushtimi Moskovit, pasi luftimet vazhdojnë në disa qytete të Ukrainës dhe rubla ruse po zhvlerësohet.
Zëdhënësi në Kremlin tha se Moska nuk do të shpallë qëndrimin e saj përpara bisedimeve – “Negociatat duhet të mbahen në heshtje. Unë nuk do t’i zbuloj pikëpamjet tona,” tha Dmitrij Peskov në konferencën për shtyp sot.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Gostivari2 muaj më parë
Arrestohet një person në Gostivar i cili ka sulmuar dashnoren e tij