fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Në Shkurt 53 leje për ndërtim në Pollog, 14 në Gostivar- Të dhëna nga ESHS

Botuar

  • македонски јазик

Në shkurt të këtij viti, në vend janë dhënë 250 leje ndërtimi, që është 27,7 për qind më pak në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas Entit Shtetëror të Statistikës, më së shumti leje të reja, 85, janë në rajonin e Shkupit, më pas Pollogu me 53, Juglindja me 38 etj.

Sipas të dhënave të ESHS-së, në Gostivar në shkurt janë dhënë 14 leje ndërtimi, më së shumti në rajonin e Pollogut. Pasojnë Bërvenica me 10, Bogovina me 9, Zhelina 7 etj.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e  e parashikuar e objekteve është 2.763.961.000 denarë, që është për 39,7 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 138 (55.2 për qind) janë për objekte shumëkatëshe, 29 (11.6 për qind) për objekte të inxhinierisë civile dhe 83 (33.2 për qind) për rikonstruksione.

Në 146 (58.4 për qind) prej objekteve si investitorë parsqiten persona fizik, ndërsa në 104 (41.6 për qind) investitorë janë subjekte afariste.

Në periudhën referuese janë planifikuar të ndërtohen 440 banesa, me sipërfaqe totale të shfrytëzueshme prej 40,405 metra katrorë. Prej tyre 182 janë planifikuar në Shkup, përkatësisht 115 në Komunën e Aerodromit, 37 në Karposh, 12 në Ilinden, 9 në Sopishtë. Rajoni i Shkupit pasohet nga rajoni i Pollogut me 130 banesa të reja, prej të cilave 104 në Gostivar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена