Gostivari
Në Gostivar mjekohen në spital 12 pacientë me kovid, rritet numri i nxënësve pozitiv

Është ulur numri i shtrimeve dhe rasteve ambulatore të pacientëve me kovid në Gostivar. Nga ana tjetër, në mesin e të sapoinfektuarve ka një numër të madh të fëmijëve të moshës shkollore. Ata kalojnë, megjithatë, me një pasqyrë klinike më të lehtë dhe pa nevojë për trajtim spitalor.
Momentalisht në repartin infektiv të Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit janë të shtruar gjithsej 12 pacientë me Kovid, të gjithë të moshës mbi 50 vjeç.
“Nga 12 pacientë të trajtuar në repartin infektiv, 4 janë me mbështetje oksigjeni, nga të cilët 2 me kohë të plotë dhe 2 marrin oksigjen herë pas here. 8 pacientët e tjerë kanë një pasqyrë klinike mesatare, shumica me bronko-pneumoni, prandaj i mbajmë në repart. Me ngopje dhe përgjithësisht janë mirë. Në baza ambulatore këto ditë ka rënë paksa numri i pacientëve, kemi 30 deri në 50 ekzaminime në ditë”, tha udhëheqësi i repartit, dr.Ratko Naumoski.
Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë dhe kthimi i nxënësve në bankat e shkollës, përkeqësoi situatën epidemiologjike me Kovid tek fëmijët.
“Kemi një numër të madh nxënësish pozitivë, të moshës nga 10 deri në 16 vjeç. Gjithashtu, ndër rastet e reja ka edhe edukatorë. Fatmirësisht fëmijët po kalojnë simptoma më të lehta dhe deri më tani nuk kemi shtruar nxënës”, tha Dr. Naumoski.
Dhe punonjësit e shëndetësisë nuk janë të kursyer në valën e re të Covid-it Omikron. Në periudhën e kaluar 5 infermierë nga reparti infektiv kanë marrë rezultate pozitive për koronavirus, të cilët e kanë kaluar më lehtë infeksionin dhe pas izolimit tashmë janë kthyer në punë.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Sport3 muaj më parë
FFM premtoi shpërblim prej rreth 4.5 milionë euro për Botërorin