Gostivari
Në Gostivar 4 raste të reja me koronë, në Maqedoni 377

Në 24 orët e fundit nga 3608 testime janë regjistruar 377 raste të reja me Kovid-19, prej të cilave 164 në Shkup. 307 pacientë janë shëruar dhe 12 persona kanë vdekur, tha Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.
Të sapo infektuarit janë nga Shkupi – 164, Kavadari – 31, Prilepi – 30, Manastiri – 24, Ohri – 16, Velesi – 15, Kumanova – 11, Shtipi – 10, Kërçova – 9, Tetova – 7, Strumica dhe Kriva Pallanka – nga gjashtë, Radovishi dhe Valandova – nga pesë, Gostivari, Gjevgjelia, Negotina, Dellçeva dhe Bogdanci – nga katër, Sveti Nikole, Resnja dhe Kratovë – nga tre, Koçani, Makedonski Brod dhe Makedonska Kamenica – nga dy, Struga, Probishtip dhe Krushevë – nga një.
Në Shkup janë shëruar 155 pacientë, në Ohër 23, Prilep 20, Kavadar dhe Kumanovë- nga 17, Manastir 13, Dellçevë 10, Strugë 8, Veles dhe Resnjë- nga 5, Shtip, Strumicë, Vallandovë dhe Koçan- nga katër, Gjevgjelia – tre, Tetova, Sveti Nikolla dhe Pehçeva – nga dy, Kërçova, Radovishi, Negotino, Bogdanci, Kratovë, Makedonska Kamenica, Berovë, Demir Hisar dhe Dojran – nga një.
Pesë nga të vdekurit janë nga Shkupi në moshën 63, 82, 85, 85 dhe 87 vjeçare dhe nga një i vdekur nga Kumanova (61), Ohri (58), Manastiri (67), Shtipi (66), Strumica (62), Kriva Pallanka (78) dhe Vinica (69). Të gjithë personat e raportuar vdiqën në spital.
Sipas regjistrit të të vdekurve me diagnozë KOVID-19 nga Moj Termin, është raportuar edhe një i vdekur me datë vdekje 6 dhjetor 2021. I ndjeri i regjistruar është nga Shkupi në moshën 92 vjeçare. Personi ka ndërruar jetë në spital.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Sport3 muaj më parë
FFM premtoi shpërblim prej rreth 4.5 milionë euro për Botërorin