Na ndiqni në:

Zgjedhjet Lokale 2021

Në Mavrovo Rostushe dhe në Centar Zhupa zgjedhjet do të përsëriten

Botuar

  • македонски јазик

Komisioni shtetëror zgjedhor informoi se në dy komuna në vendin tonë, do të ketë përsëritje të gjithë procesit zgjedhor. Bëhet fjalë për Centar Zhupa dhe Mavrovo Rostushe. Nga KSHZ njoftuan se atje nuk ka qenë i përmbushur kushti ligjor për daljen e një të tretës nga numri i përgjithshëm i zgjedhësve të shënuar.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale janë zgjedhur kryetarë në 34 komuna. Në 22 komuna kryetarët janë nga koalicioni i drejtuar nga VMRO-DPMNE (Aerodrom, Bosillovo, Butell, Velesi, Vinicë, Jegunovce, Kavadarci, Karbinci, Kisella Voda, Gazi Babë, Gradsko, Gjorçe Petrov, Zrnovci, Ilinden, Mogilla, Negotinë, Novaci, Petrovec, Prilep, Sveti Nikole, Sopishte dhe Shtip).

Nëntë janë nga koalicioni i drejtuar nga LSDM  (Berovë, Bogdanci, Vallandovë, Kriva Pallankë, Krivogashtani, Krushevë, Dellçevë, Dojran dhe Strumicë).

Tre kryetarë janë nga BDI (Likovë, Pllasnicë dhe Saraj).

Rrethi i dytë i votimeve do të mbahet më 31 Tetor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!