Na ndiqni në:

Maqedoni

Në rritje numri i të sëmurëve nga Kovid-19, kufizime të mundshme për të pavaksinuarit

Botuar

  • македонски јазик

Në rritje është numri i të sëmurëve nga Kovid-19 në shtetin tonë. Të dhënat që i shpalli dhe Instituti për shëndet publik për ditë-natën e kaluar tregojnë se nga 3.593 testime të kryera janë regjistruar 47 raste të reja të Kovid-19, si dhe që 14 janë shëruar, kurse nuk ka pacientë që kanë ndërruar jetë. Numri i kovid rasteve aktive është 359 nga të cilët 130 janë në Shkup.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dje vlerësoi se në drejtimin e mbrojtjes së popullatës nuk do të ketë mundësi tjetër veçse të sjellin ndonjë formë të kufizimit dhe pasi është biseduar dhe do të diskutohet më tej për masa që do t’ju referohen të pavaksinuarve. Për masa konkrete, njoftoi ministri, do të flasim më detajisht në Gusht.

– E pamë në vitet e kaluara çka do ethënë të mos ketë vaksinë për një sëmundje, çfarë kufizimesh, orë policore etj., shohim dhe ndjekim shembuj nga edhe nga shtetet e tjera, ka kompani private të cilët thjeshtë duan të punësuarit e tyre të jenë të vaksinuar që të mundet në mënyrë normale të funksionojë procesi i punës, kurse ne do t’a mbrojmë shëndetin publik me atë që eventualisht do të sjellim masa atje ku ka mundësi për mbledhje masive, ngjarje publike, ndoshta hyrje në disa vende publike etj, theksoi Filipçe.

Në këtë moment, drejtoi, kemi shkallë më të lartë të vaksinimit duke e krahasuar me shumë vende në rajon, po edhe në këtë pjesë të Europës.

Në lidhje me vaksinimin e fëmijëve, ai potencoi se nuk kanë në plan, si për to, ashtu edhe për të rriturit të imponojnë rregulla dhe ajo të jetë e detyrueshme.

– Absolutisht, as për shkollat, as për shkollat e mesme, as për fakultetet etj. Në ndërkohë, në këto vende ku ka rrezik të tubimeve më të mëdha, këtu mendojmë pa marrë parasysh a bëhet adoleshentë, njerëz më të moshuar. Ashtu që ende do të diskutojnë për masat. Ashtu si edhe gjithçka deri tash që mirë e kemi paramenduar dhe mirë e kemi dimenzionuar duan edhe këto masa eventuale të jenë mirë të menduara me qëllim që jeta të vazhdohet normalisht. Ne nuk mundemi të jetojmë as të mbyllur, as me kufizime, as të durojë më shumë ekonomi veçanërisht tash kur ka vaksinë në dispozicion, tha Filipçe.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Gostivari3 ditë më parë

Taravari: Pres nesër BDI të më sulmojë për spitalin në Kërçovë, për to un jam fajtor për gjithçka

Gostivari6 ditë më parë

Gostivarpress.mk me donacion për nxënësit me rastin e 5 vjet ekzistencë të medias

Kulturë1 javë më parë

Nesër në mbrëmje premierë në Teatrin e Gostivarit

Maqedoni4 ditë më parë

Prej të martës do të paguhen pensionet e shtatorit

Maqedoni1 javë më parë

Nga Tetori të vaksinuar me një dozë nuk do të mund të hyjnë në kafeteri, restorant, ngjarje

Zgjedhjet Lokale 20212 javë më parë

Iniciativa “Gostivari që dua” dhe BDI bashkë në zgjedhjet

Gostivari2 javë më parë

Ka raste të korona virusit nëpër shkollat në Gostivar, por situata është stabile, vlerësojnë organet kompetente

Gostivari1 javë më parë

Sulm fizik në kazino në Gostivar, të arrestuar 2 persona

Maqedoni2 javë më parë

Katër ekspertë Gjermani të kyçen në hetimin për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Gostivari1 javë më parë

Në Gostivar i privuar nga liria një hotelier në lokalin e të cilit ka pasur mysafirë pa çertifikatën e vaksinimit

Gostivari2 javë më parë

E ndezur deponi ilegale rreth rrugës Gostivar-Tetovë, janë djegur edhe goma

Gostivari3 ditë më parë

BDI dhe “Gostivari që dua” lanë thasë me mbeturina para komunës: Taravari premtonte qytet të pastër, kurse gjithkund ka mbeturina

Gostivari2 ditë më parë

Të arrestuar dy gostivaras për shkak të sulmit fizik dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!