Na ndiqni në:

Sport

Në ndeshjen e fundit për vitin 2021 në Rinia: KB Gostivar e mirëpret Euronikel

Botuar

  • македонски јазик

Në ndeshjen e fundit për vitin kalendarik 2021, që kanë mbetur edhe 6 ditë, KB Gostivar do të takohet me ekipin e Euronikelit nga Kavadari.

Kavadarët pas 11 xhirove kanë rezultat 6 fitore dhe 5 humbje, po aq sa Gostivari. Ata mposhtën në raundin e parë skuadrat e Feniksit, Kumanovës, MZT 2, Rabotniçkit, Engjujt dhe Gostivarit. Finalisti i KUP-it dhe Play-off-it të vitit të kaluar pas fitores në turneun e parë pësoi 5 disfata radhazi, ndërsa në pesë ndeshjet e fundit shënoi po aq fitore, që është një konfirmim i formës së tyre që po rritet.

KB Gostivar me fitoren ndaj Kozhuvit në turneun e kaluar, shëroi plagët nga disfatat e mëparshme, me 6 fitore dhe 5 humbje, me 17 pikë është në pozitën e 5-të. Për shkak të diferencës së ngushtë me pikë me fitoren në duelin e sonte, Gostivari mund të ngjitet dhe të arrijë në pjesën e sipërme të tabelës, me disfatë zbresin në pjesën e poshtme.

Tradita është në anën e nikoqirit në duelet e ndërsjella të këtyre dy skuadrave, nga 13 ndeshje të luajtura, KB Gostivar ka 8 fitore, Euronikeli 5, me faktin se Gostivari nuk ka fituar në 4 ndeshjet e fundit.

Dueli KB Gostivar – Euronikeli, luhet nga ora 18:00.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена