Na ndiqni në:

Gostivari

Në Shkup, Gostivar dhe Tetovë më së shumti lokale të mbyllura, për shkak të shkeljes së kovid rregullave

Botuar

  • македонски јазик

Inspektorati Shtetëror i Tregut deri më tani ka kryer 1280 inspektime dhe gjithsej 20 objekte hotelierike janë mbyllur që nga momenti i vendimit për posedim të obligueshëm të certifikatave në objektet hotelierike, tha sot në një konferencë për media në Qeveri, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Aneta Simeska. Dimoska.

Mbyllja, theksoi Simeska-Dimoska, bazohet në faktin se disa nga të ftuarit nuk kishin certifikata ose për shkak të pranisë së më shumë personave në objekt se sa lejohet ose për mos respektim të protokolleve për mbajtjen e distancës.

  • Sipas muajve: në gusht janë mbyllur katër objekte hotelierike, dy në Shkup dhe dy në Tetovë. Në shtator janë mbyllur katër objekte hotelierike, dy në Shkup, një në Gostivar dhe një në Tetovë. Në tetor është mbyllur një objekt hotelerie dhe janë nxjerrë 15 vendime në bazë të Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive, tha drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Simeska Dimoska.

Në nëntor, theksoi Simeska Dimoska, deri më tani janë kontrolluar 173 subjekte dhe janë mbyllur nëntë objekte hoteliere, prej të cilave një në Gostivar, dy në Shkup, katër në Kërçovë dhe një në Tetovë.

E pyetur se pse askush nuk e dënon hyrjen në objekte pa certifikatë ose me certifikata false, Simeska Dimoska theksoi se kudo që janë gjetur persona pa certifikata janë marrë masa dhe se Inspektorati Shtetëror i Tregut nuk ka kompetencë të vetme të veprojë sipas kovid protokolleve .

  • Ne nuk kemi kompetencë të kontrollojmë personat që hyjnë në objektet hotelierike, nëse kanë apo jo certifikatë dhe nëse certifikata është e vlefshme. Kompetencën e kanë rojet e objekteve hotelierike ose një punonjës i objektit hotelierik. U bëj apel të gjithë atyre që e kanë atë autorizim që të përdorin aplikacionin për vërtetimin e certifikatës nga Ministria e Shëndetësisë, sepse gjatë kontrollit tonë në objektin hotelierik, nëse vërtetohet se personat nuk kanë certifikatë, përgjegjësia bie mbi hotelierin, deklaroi Simeska Dimoska.

Për certifikatat e rreme, Simeska Dimoska tha se vërtetimi është i MPB-së dhe procedurën e udhëheq MPB-ja.

Si Inspektorat Shtetëror i Tregut, Simeska Dimoska theksoi se deri më tani kanë shqiptuar gjoba ndaj personave juridikë në shumë prej gjashtë milionë denarë dhe mbi 1,5 milionë denarë ndaj personave përgjegjës në persona juridikë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!