Na ndiqni në:

Shëndet dhe bukuri

Uji është arma më e fortë kundër nxehtësisë

Botuar

  • македонски јазик

Njerëzit të cilët punojnë ose janë në hapësirë të hapur gjatë kohës së valëve të nxehta, janë të ekspozuar në rrezik më të madh nga dehidrimi dhe prandaj është e rëndësishme të pihen mjaftueshëm lëngje. Por, sa është e mjaftueshme?

Një mënyrë që të jeni të sigurtë është testi i shpejtë me shtypje të lëkurës. Gjatë presionit të lehtë me gishtin, lëkura me sasi normale të ujit dhe elasticitet shpejt do të kthehet në pozitën normale. Dehidrimi i lehtë do të shkaktojë kthim të ngadaltë të lëkurës në pozitën e zakonshme.

Megjithatë, ekzistojnë edhe tregues të tjerë se trupit i duhet ujë.

  • Më shumë do të doja t’a ndërlidh (dehidrimin) me shenjat e ndjeshme, si letargji, kokëdhimbje ose gojë e thatë, thotë dermatologu gjerman, dr. Kristof Libih.

Në ditët në vazhdim, këshillon mjeku, duhet të pihet më shumë nga nga sasia e një litër e gjysëm e ujit të rekomanduar në ditë. Uji është mënyra e tij e preferuar për ftohje, në vend të pijeve të tjera.

Nëse jeni jashtë gjatë kohës së ditëve me diell dhe të ngrohta, Libih thotë se se më së miri është të jeni në hije nga ora 11 deri në ora 16. Ekspozimi në diell para dhe pas do t’i ndihmojë trupit të prodhojë mjaftueshëm vitamin D dhe t’a forcojë nivelin e “hormonit të lumturisë”.

  • Krema për diell nuk do t’a ndalojë prodhimin e vitaminës D, por do t’a ruaj shëndetin tuaj. Mbrojtja nga dielli është kyçe pasi që kanceri i lëkurës është gjithmonë i mundshëm, thotë dr. Libih.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!