Na ndiqni në:

Maqedoni

Automjetet me regjistrim të huaj mund të drejtohen deri në 6 muaj pa paguar taksa ndaj shtetit

Botuar

  • македонски јазик

Automjetet e huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore mund të qëndrojnë më së shumti gjashtë muaj dhe gjatë kësaj periudhe nuk paguajnë asnjë detyrim ndaj shtetit, përveç tarifave për lëvizje.

Kjo është përgjigja e ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në pyetjet e gazetarëve se cili është legjislacioni, për sa kohë mund të lëvizin automjetet me targa të huaja në territorin e vendit tonë, nëse MPB i kontrollon këto automjete dhe nëse në atë periudhë prej gjashtë muajsh përveç tarifës, këto automjete i paguajnë shtetit disa taksa.

Spasovski theksoi se nuk ka ndryshime në sferën e menaxhimit të kufijve, ka nene të veçanta ligjore për punët doganore, dhe MPB bashkëpunon me Drejtorinë doganore.

  • Absolutisht askush nuk ka asgjë kundër askujt në vend, por ne dëshirojmë që këtu të respektohet ajo që është ligj, siç respektohet në vendet tjera, tha ministri Spasovski pas vizitës së sotme në SPB Strumicë dhe takimit me kryetarin Kostadin Kostadinov.

Ai ka theksuar se është rritur numri i kontrolleve në komunikacion, gjë që kontribuon në rezultate të shkëlqyera.

Ministri Spasovski deklaroi se në vitin 2013 në aksidente trafiku ka pasur rreth 198 viktima, këtë vit rreth 112, që flet mjaftueshëm për angazhimin e policëve, por edhe për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve. Spasovski apeloi që të respektohet ligji.

 

Сподели ја веста:

ИСТРАЖУВАЧКА АНКЕТА:

Дали користите PayPal?

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена