Na ndiqni në:

Gostivari

Grevës së përgjithshme i janë bashkuar edhe punëtorët e Postës në Gostivar

Botuar

  • македонски јазик

Sot në mëngjes në ora 8 ka filluar greva e paralajmëruar e përgjithshme e punonjësve të Postës Kombëtare, të cilës i janë bashkuar edhe punëtorët e filialit në Gostivar. Kërkesa e tyre është rritje lineare e pagave për 3000 denarë.

Punonjësit e postës janë në vendet e tyre të punës, por nuk ofrojnë shërbime, përveç atyre që i përcakton ligji dhe nuk duhet të ndërpriten as në kushte greve.

“Greva është në nivel të gjithë vendit, e organizuar nga dy sindikatat e postës. Kërkesa është një, dhe kjo është rritja e pagave. Jam dakord me këtë kërkesë. Unë jam në këtë institucion prej 16 vitesh me vendim dhe tre vjet me kontratë dhe nuk mbaj mend rritje rroge. Punonjësit e sportelit deri para një muaji merrnin 16 mijë pagë, tani me rritjen e pagës minimale marrin 18 mijë, që është vërtet pak, shpenzimet po rriten çdo ditë e më shumë, ndërsa pagat qëndrojnë në vend. Nëse dikur kishte paga solide në Postë, sot janë më të ulëtat. Unë solidarizohem me punëtorët, por tani nuk është koha për greva, kemi pësuar dëme të mëdha financiare nga pandemia, pastaj rënia e Eurostandard Bank dhe pasojat janë të mëdha. Dua të informoj se në bazë të Ligjit për shërbimet postare jemi të obliguar që në këto kushte të sigurojmë pranimin, renditjen dhe shpërndarjen e disa dërgesave, ku përfshihen dërgesat gjyqësore, administrative, posta me porosi për nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes”, tha Betim Mehmedi, drejtor në Degën e Postës në Gostivar.

Posta në Gostivar ka gjithsej 104 punëtorë.

Ndërkohë po zhvillohen negociata mes sindikatave dhe drejtuesve të Postës. Sipas të dhënave të fundit, Bordi i drejtorëve u ka ofruar sindikatave që nga 1 qershori i këtij viti të rriten linearisht për 3000 denarë pagat e 1700 punëtorëve nga pjesa operative (postierë, sportele etj.), dhe nga 1 gushti të rritje me atë shumë të marrin edhe punonjësit administrativë në këtë shoqat aksionare shtetërore.

“Pasi të dorëzohet zyrtarisht propozimi, do të shqyrtohet në bordet e sindikatës, do të përgatisim marrëveshje dhe nëse pranohet oferta dhe nënshkruhet marrëveshja, greva do të ndërpritet”, tha kryetari i Sindikatës së Postës së Maqedonisë, Boro Veligdanov.

Сподели ја веста:

ИСТРАЖУВАЧКА АНКЕТА:

Дали користите PayPal?

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена