fbpx
Na ndiqni në:

Lajme

Dita e dytë e rënies së aksioneve në bursat evropiane

Botuar

  • македонски јазик

Londër, 1 mars 2022 (MIA) – Aksionet evropiane ranë sot në mëngjes, për të dytën ditë radhazi, pasi investitorët shqetësoheshin për lajmet për forcat e reja ushtarake ruse në Ukrainë.

Indeksi STOXX 600 i aksioneve kryesore evropiane ra për 0.4 përqind në orën 9.30 të mëngjesit.

FTSE i Londrës u “dobësua” me 0.03 përqind, në 7,453 pikë. DAX i Frankfurtit “rrëshqiti” me 0.89 përqind në 14.331 pikë, dhe CAC i Parisit me 0.71 përqind në 6.611 pikë.

Mëngjesin e sotëm kanë rënë më së shumti çmimet e aksioneve në sektorin e turizmit, mesatarisht mbi dy për qind.

Nga ana tjetër, sektori i minierave u forcua me më shumë se një për qind, falë rritjes së çmimeve të lëndëve të para.

Në bursat aziatike, çmimet e aksioneve u rritën. Indeksi i Azi-Paqësorit MSCI, duke përjashtuar Japoninë, u rrit me 0.6 për qind rreth orës 9.30 të mëngjesit.

Në bursën e Tokios, Nikkei u rrit me 1.2 përqind, ndërsa çmimet e aksioneve në Hong Kong, Shangai, Australi dhe Korenë e Jugut u rritën midis 0.3 dhe 0.8 përqind.

Pas disa ditësh tregtim vërtet të paqëndrueshëm, tregjet aziatike duket se janë stabilizuar.

Vazhdojnë të ndiqen lajmet për luftën në Ukrainë, si dhe nisja e negociatave mes përfaqësuesve të vendit dhe Rusisë.

– Pjesa më e madhe e asaj që po ndodh në tregje është lënë në hije nga lajmet e negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë. Do të jetë gjithashtu e rëndësishme në ditët në vijim se çfarë do të bëjnë qeveritë dhe bankat qendrore kur bëhet fjalë për politikat monetare dhe të tjera,” tha Keri Krejg, një strateg në J.P. Morgan Asset Management.

Investitorët janë gjithashtu të shqetësuar për rrezikun e rritjes së mëtejshëm të inflacionit për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, gjë që mund t’i shtyjë bankat qendrore të shtrëngojnë politikën monetare. Dhe kjo do të ngadalësojë rritjen e ekonomisë globale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена