Na ndiqni në:

Teknologji

YouTube e heq shfaqjen e numrit të mospëlqimeve

Botuar

  • македонски јазик

Pa marrë parasysh këtë vendim, krijuesit e videove gjithsesi do të mund të shohin sa njerëz e kanë shënuar videon e tyre me “nuk më pëlqen” që të mund t’a vlerësojnë ndikimin e përmbajtjes së tyre.

YouTube filloi me testimin e krijimit të numrit të dislike-ve në video të caktuara që në në Mars, por sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, ato tash kanë vendosur t’a zgjerojnë këtë vendim në gjithë platformën.

Numri i dislike-ve do të jetë privat për gjithë YouTube, por butoni “nuk më pëlqen” nuk do të zhduket. Ky ndryshim dalëngadalë do të zbatohet, shpallën nga YouTube, duke theksuar se numri i dislike-ve prej tash do të shërbej për feedback personal, e jo për turp publik.

Gjegjësisht, YouTube thekson se ky ndryshim do t’i shpëtoj të gjithë kreatorët nga “nuk ju pëlqejnë sulmet dhe shqetësimet” dhe se në atë mënyrë do të promovohet “interaksione me respekt mes shikuesve dhe krijuesve”.

Nga YouTube thonë se duan të ndërtojnë mjedis inkluziv i mbushur me respekt në të cilën kreatorët kanë mundësi të arrijnë sukses dhe të ndjehen të sigurtë. Ky është vetëm një nga hapat e shumtë që do t’i ndërmarrin, e me atë do të vazhdojnë t’i mbrojnë krijuesit nga shqetësimet.

Rrjetet sociale edhe më parë eksperimentimin me fshehje të “rejtinzeve” të platformave, dhe shfrytëzuesit e Instagram dhe Fejsbuk mund t’a heqin shfaqjen e numrit të pëlqimeve që nga Maji, për, sipas kompanisë, plotësisht të fokusohen në përmbajtjen që e shohin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!