Na ndiqni në:

Gostivari

Për një javë mbi 3.500 raste të reja të koronës në vendin tonë, 18 në Gostivar

Botuar

  • македонски јазик

Në javën e parë të nëntorit shënohet rritje të numrit të të infektuarve të rinj me korona virusin për 25%. Sipas të dhënave në raportin e Institutit për shëndet publik, në periudhën prej 1 deri 7 Nëntor në vendin tonë janë bërë 22.100 teste dhe janë regjistruar 3.504 raste të reja pozitive. Përqindja e pozitivitetit sillet nga 11,9% deri 18,6%, mesatarisht 15,7%. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (1.449). Rajoni i Gostivarit tash për tash mban një nivel stabil, me numra të ulëta të të infektuarve të rinj. Javën e kaluar janë konfirmuar gjithësej 18.

Me status “të shëruar” në nivel shtetëror janë marrë 2.294 persona të cilët kanë qenë të hospitalizuar ose në mjekim shtëpiak. Gjatë javës së kaluar gjithësej janë paraqitur 49 reinfektime, me rritje prej 28,9% në krahasim me javën e kaluar. Janë paraqitur 79 raste vdekjeje.

Në lidhje me simptomat të cilat janë të paraqitura tek të sëmurët, më së shpeshti janë regjistruar temperaturë (60,5%), kollitje (44,3%), lodhje (44,2%), shqisë e dobësuar për erë dhe shije (19,9%), kokëdhimbje (28,8%), dhimbje muskulore (25,0%), dhimbje në fyt (18,1%) dhe dhimbje në nyjet (20,7%). Janë regjistruar 56.070 raste asimptomatike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!