fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Për një javë në Gostivar 156 të infektuar të rinj me koronë

Botuar

  • македонски јазик

Në periudhën prej 10-16 janar janë kryer 45.401 teste për praninë e SARS-CoV-2 dhe janë regjistruar 11.123 raste të reja pozitive, që paraqet një rritje prej 33.9% krahasuar me javën e kaluar, njofton Instituti i Shëndetit Publik në raportin javor. Përqindja e pozitivitetit lëviz nga 21.4% deri 30.2%, mesatarisht 24.4%. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (5.630). Në Gostivar janë konfirmuar 156 raste.

Më të përfaqësuar janë personat e moshës 20 deri në 39 vjeç, ndërsa numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën 0-9 vjeç. Statusin e “të shëruarit” e kanë fituar 5 403 persona të shtruar apo të trajtuar në shtëpi. Gjatë javës së kaluar janë raportuar gjithsej 1.247 riinfeksione, me një rritje prej 31,8% krahasuar me javën e kaluar. 55 vdekje u raportuan në 15 qytete, që është një rritje prej 34,1% krahasuar me javën e kaluar.

Në laboratorin e virologjisë dhe diagnostikimit molekular në ISHP, nga gjithsej 96 mostra pozitive të ekzaminuara të SARS-CoV-2, në 57 prej tyre (59,4%) zbuluan variantin Omikron. Varianti Omikron është zbuluar në 7 qytete: Shkup, Kavadar, Tetovë, Ohër, Koçan, Veles dhe Gjevgjeli.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена